Basketboll

NBA, Doncic fenomenal, Cavs “thyejnë” Spurs

Cleveland Cavaliers i jep fund krizës prej 8 humbjesh radhazi dhe e bën këtë AT&T Center ndaj San Antonio Spurs që pësoi disfatën e 15-të sezonale. Skuadra nga Ohio triumfoi pas kohës shtesë me rezultatin 117-109 një ndeshje shumë të luftuar në të cilën diferencën e bëri ylli i Cavaliers Kevin Love i mbijetuari i vetëm nga treshja fantastie që kishte dikur Cleveland ku bënin pjesë edhe LeBron James dhe Kyrie Irving. Love realizoi 30 pikë ndërsa kontribuoi në këtë fitore edhe me 17 rebound dhe 2 asiste. Paraqitje pozitive edhe e dyshes Sexton dhe Clarkson të cilët realizuan respektivisht 28 dhe 25 pikë. Vijon forma e shkëlqyer e Dallas Maverciks që u rikthye menjëherë te fitorja dhe koleksionoi suksesin e 11-të në 13 ndeshjen e fundit. Në sfidën globale të luajtur në kryeqytetin e Meksikës Mexico City, Mavericks triumfuan me rezultatin 122-111 ndaj Detroit Pistons për meritë të të përhershmit Luka Doncic.

Tjetër triple-double i yllit të Dallasit i cili koleksionoi në total 41 pikë 12 rebound dhe 11 asiste. Për teksanët kjo ishte fitorja e 17-të në 24 takime ndërkohë që Detroit pësoi humbjen e 15-të në 25 ndeshje. Nuk ndalet më Philadelphia 76-ers e cila regjistroi fitoren e 4-t rresht pasi triumfoi brenda në TD Garden me rezultatin 115-109 ndaj Boston Celtics. Diferencën e bëri edhe njëherë tjetër ylli i 76-ers kamerunasi Joel Embiid, autori i 38 pikëve ndërsa i ndihmoi të tijët edhe me 13 rikuperime poshtë tabelës dhe 6 asiste. U rikthye te suksesi pas 3 humbjesh rresht edhe Denver Nuggets që regjistroi fitoren e 15-të sezonale pasi mposhti në Colorado 114-99 Portland Trail Blazzers. Ta pamjaftueshme për Blazzers, 33 pikët dhe 11 rebound-et e Hasan Whiteside.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency