Basketboll

NBA/Doncic fiton duelin me LeBron, Raptors “ok”, “bien” Warriors

Në ndeshjen më të rëndësishme të mbrëmjes në NBA, Dallas Mavericks iu imponuan 100-104 Los Angeles Lakers, falë të zakonshmit Luka Doncic, që në njëfarë mënyrë fitoi edhe sfidën brenda sfidës me LeBron James. Talenti 20-vjeçar slloven për pak realizoi “triple double”, pasi e mbylli takimin me 27 pikë, 10 asiste dhe 9 “rebound”, përkundrejt 25 pikëve, 9 asisteve dhe 8 rikuperimeve të “Mbretit” James. Aq sa Doncic, pra 27 pikë, realizoi edhe Anthony Davis, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e kalifornianëve ndaj Mavericks.

Vjen disfata e 17-të sezonale për Golden State Warriors, që u gjunjëzuan 100-96 në parketin e Orlando Magic. Mbrëmje fantastike për Evan Fournier, autor i 32 pikëve, ndërsa për finalistët e sezonit të kaluar më i miri rezultoi Glenn Robinson me vetëm 19 pikë.

Ndryshe nga Warriors, kampionët në fuqi të Toronto Raptors u shfaqën plot autoritet në përballjen me Utah Jazz, duke fituar bindshëm 130-110, falë një prove të shkëlqyer të Pascal Siakam, autor i 35 pikëve. Për Jazz nuk mjaftuan 20 pikët e Mike Conley dhe 19 nga stoli të Jeff Green.

Fitore me prepotencë 150-125 e Los Angeles Clippers ndaj Washington Wizards në “Staples Center”, në një përballje që i ngjau më shumë një “All Star Game”, pasi askush nuk mendoi për mbrojtjen. Kawhi Leonard dhe Paul George e mbyllën ndeshjen respektivisht me 34 dhe 31 pikë, ndërsa Montrezl Harrell la shenjën e tij me 23 pikë dhe 15 “rebound”. Për Wizards shënoi 30 pikë Rui Hachimura, ndërsa Bradley Beal u ndal me 23 pikë e 11 asiste.

Nuk pati shumë histori përballja mes Detroit Pistons  dhe San Antonio Spurs, që u mbyll me diferencë të theksuar pikësh 132-98 për skuadrën nga Michigani. Plot 7 basketbollistë të Pistons arritën shifra të dyfishta pikësh, ku spikati Christian Wood me 28 pikë e 10 “rebound”. Në radhët e teksanëve DeMar DeRozan shënoi vetëm 20 pikë.

Rezultatet:

Brooklyn Nets-Miami Heat 106-109

New York Knicks-Boston Celtics 104-113

Minnesota Timberwolves-Memphis Grizzlies 107-115

Los Angeles Lakers-Dallas Mavericks 100-114

Detroit Pistons-San Antonio Spurs 132-98

New Orleans Pelicans-Oklahoma City Thunder 104-107

Orlando Magic-Golden State Warriors 100-96

Toronto Raptors-Utah Jazz 130-110

Los Angeles Clippers-Washington Wizards 150-125

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency