Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Dragic ndal Bostonin, Warriors “thyhen” nga Westsbrook, fitojnë Cavs

Miami Heat ndal serinë prej 16 fitoreve radhazi të Boston Celtics. Skuadra e Brad Stevens u mposht 104-98 në “AmericanAirlines Arena”, ku shkëlqeu slloveni Dragic me 27 pikë, 4 asist dhe 5 rikuperime, ndërsa Waiters shtoi edhe 26 pikë të tjera për ekipin nga Florida. Irving nuk ishte në formën e tij më të mirë në këtë përballje, duke shënuar vetëm 23 pikë për Celtics, që gjithsesi mbeten në krye të Konferencës së Lindjes.

Cleveland Cavaliers zhvilloi një periodë të katërt fantastike gjatë së cilës realizoi 42 pikë, për të mposhtur 119-109 Brooklyn Nets. LeBron James, inspiruesi i Cavs realizoi 33 pikë. Finalistja e sezonit të kaluar konsolidon pozitat në zonën play off, duke u ngjitur në vendin e katërt.

 

Ndalet ndërkohë Golden State, që gjeti një Russell Westbrook në superformë në takimin me Oklahoma City Thunder. 108 – 91 u mbyll sfida në “Chesapeake Energy Arena”, me “yllin” e Thunder që shënoi 34 pikë, 10 më shumë se Stephen Curry, që rezultoi më statistikat më të mira për Warriors.

Houston Rockets e siguroi praktikisht që në pjesën e parë fitoren ndaj Denver Nuggets, duke krijuar një distancë të frikshme prej 35 pikësh 75 – 40, ndërsa të gjithë takimin e mbylli 125 – 95. 38 pikë shënoi Tim Hardway në fitoren 108 – 100 të New York Nicks ndaj Toronto Raptors. Këto janë rezultatet e të gjitha takimeve të mbrëmjes në NBA:

 

Washington Wizards-Charlotte Hornets 124 – 129

Brooklyn Nets–Cleveland Cavaliers          109 – 119

Portland Trail Blazers-Philadelphia 76ers81 – 101

Los Angeles Clippers–Atlanta Hawks       116 – 103

Boston Celtics–Miami Heat                       98 – 104

Toronto Raptors–New York Knicks           100 – 108

Denver Nuggets–Houston Rockets          95 – 125

Dallas Mavericks–Memphis Grizzlies      95 – 94

Orlando Magic–Minnesota Timberwolves118 – 124

San Antonio Spurs-New Orleans Pelicans90 – 107

Golden State Warriors–OKL. City Thunder 91 – 108

Milwaukee Bucks–Phoenix Suns               113 – 107

Chicago Bulls–Utah Jazz                             80 – 110

Los Angeles Lakers–Sacramento Kings    102 – 113

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...