Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Durant 36 pikë në fitoren e Warriors, s’ndalen as Rockets e Cetlics

Prania e Kobe Bryant në “Staples Center” shërbeu si stimul për Los Angeles përballë Golden State Warriors, gjithsesi kampionët në fuqi të NBA arritën të fitonin në kohën shtesë me rezutatit 114 – 116. Protagonist absolut në parketin e kalifornianëve Kevin Durant me 36 pikë, 8 asist dhe 11 rikuperime, por nuk duhet harruar që në radhët e Warriors mungonin disa titullarë, ku veçohen Curry dhe Green. Tek të zotët e shtëpisë më i miri ishte Kuzma me 25 pikë.

Pavarësisht suksesit të Golden State, Houston Rockets ruajti avantazhin me ndjekësit në Perëndim, pasi iu imponua 120 – 99 Utah Jazz për fitoren e 14-të radhazi, me një bilanc prej 25 suksesesh dhe vetëm katër humbjesh. Spikati Gordon me 33 pikë, ndërsa James Harden u ndal në 26 pikë.

Humbja e radhës për Los Angeles Clippers në parektin e San Antonio Spurs 109 – 91, me teksanët që ruajnë hapin e dy kryesuesve në Perëndim.

Fitore “in extremis” e Boston Celtics ndaj Indiana Pacers. Terry Rozier rrëmbeu një top dhe realizoi koshin e fitores 1 sekondë para rënies së sirenës për rezultatin përfundimtar 111-112. Kryesuesit e Konferencës së Lindjes në fakt ishin në avantazh gjatë gjithë ndeshjes, por Pacers, falë Oladipos, që realizoi plot 38 pikë në total në minutat e fundit iu afruan përmbysjes së madhe, por thjesht rezultuan të pafat. Irving shëoi 30 pikë për Cetlics.

38 pikë, 6 asist dhe 9 rikuperime nga Russell Westbrook në fitoren e vuajtur të Oklahoma City Thunder ndaj Denver Nuggets me një diferencë minimale 95-94. Minnesota Timberwolves, që aktualisht mban vendin e katërt në Perëndim kaloi gjithashtu me vetëm një pikë më shumë 108-107 Portland Trail Blazers, falë dy koshave të fundit nga gjuajtjet e lira të Jimmy Butler, që e mbylli si më i miri takimin me 37 pikë. Në një sfidë përgjithësisht të ekulibruar Chicago Bulls iu imponua 117-115 Philadelphia 76ers. Atlanta Hawks fitoi 110 – 104 me Miami Heat, Charlotte Horents kaloi 109-91 New York Knicks, ndërsa Phoenix Suns triumfoi 97-91 ndaj Dallas Mavericks.

 

Të gjitha rezultatet:

New York Knicks – Charlotte Hornets 91-109

Boston Celtics – Indiana Pacers 112-11

Miami Heat – Atlanta Hawks 104-110

Philadelphia 76ers – Chicago Bulls 115-117

Utah Jazz – Houston Rockets 99-120

Portland Trail Blazers – Minnesota Timberwolves 107-108

Denver Nuggets – Oklahoma City Thunder 94-95

Phoenix Suns – Dallas Mavericks 97-91

Los Angeles Clippers – San Antonio Spurs 91-109

Golden State Warriors – Los Angeles Lakers 116-114

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...