Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA Finals/ Celtics marrin kryesimin ndaj Golden State

Boston Celtics shpërthejnë me Tatum dhe Brown për të mposhtur Warriors, duke marrë kështu kryesimin 2-1 në finalet e NBA. Paraqitje për duartrokitje për Celtics, që luajtën një pjesë të parë super, e vërtetë që pësuan paksa reagimin e Golden State në periodën e tretë, por u përgjigjën me shumë personalitet për t’u arratisur në fraksionin final, duke e fituar garën e tretë 116-100. Pikët e treshes Tatum-Brown-Smart, mbrojtja e shkëlqyer e Robert Williams dhe shpërqendrimet e shpeshta të Warriorës gatuan suksesin që i lejon Bostonit të marrë kryesimin në finalen e madhe.

Celtics iu desh vetëm pak për të hedhur tej pengjet e ndeshjes së dytë, me një nisje thuajse të përsosur. Brown gjeti menjëherë ritmin nga perimetri duke shkaktuar telashe për mbrojtjen e çorganizuar të Golden State. Boston gjen me lehtësi finalizimet e dëshiruara dhe nuk ka nevojë madje as për klasin e Tatum, për të arritur te një avantazh me shifra të dyfishta në gjysmën e periodës së parë. Prodhon edhe Horford, nga ana tjetër e vetmja siguri e sulmit të Golden State është një Curry, që i duhet të kryejë dy faulle në 6 minutat e para të ndeshjes.

Boston nuk e heq këmbën nga gazi, kap rikuperime në sulm në seri dhe ndëshkon me një Brown absolutisht të pamarkueshëm. Golden State dështon në 9 nga 10 tentativat e para nga distance, duke mbetur 15 pikë pas. Klay Thompson jep shenja jete në finalen e një periode të parë të dominuar nga Brown me 17 pikë dhe në fillim të së dytës provon të rikthejë Golden State në shina.

Të zotët e shtëpisë përgjigjen goditje pas goditjeje, duke përfituar nga përgjumjet në mbrojtjen e Warriors. Goldon arrin te prekë një avantazh prej 18 pikësh, por më pas vjen reagimi aq i pritur nga tifozët e Golden State me skuadrën kaliforniane që rikthehet në ndeshje.

Një rezultat i shpejtë 10-0 shkurton distancat për miqtë, por finalja e pjesës së parë është sërish nën shenjën e Celtics, me Tatum dhe Smart që e çojnë Bostonin në plus 12 pikë. Perioda e tretë tipike e Golden State gjithsesi nuk vonon, me ndeshjen që ndryshon. Steph gjen trepikëshat e tij, Thompson e ndjek, ndërsa Boston nis të hasë në konfuzion në sulm. Gjithsesi pas disa minutave shumë të mira për Warriors, në finalen e periodës Boston përgjigjet me karakter.

Celtics e mbyllin fraksionin e tretë në rritje, dhe më pas me koshat e Smart dhe Tatum e nisin periodën e katërt me një rezultat të pjesshëm 9-2 që i jep sërish frymëmarrje TD Garden duke e çuar sërish Bostonin në avantazh me numër dyshifror pikësh. Bostoni rimerr zotërimin e zonës duke larguar nga premisat e një rikthimi në garë nga ana e Curry me shokë. Trepikëshi nga cepi i dhuron pastaj avantazhin +14 pikë Celtics, që ngjason me një verdikt final. Golden State ngre flamurin e bardhë me Green që del për faulle pa i kursyer fjalët ndaj arbitrave dhe Celtics për të disatën herë në këtë play off, i përgjigjen një disfate me një sukses. Ndeshja e katërt luhet të shtunën sërish në Boston.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...