Basketboll

NBA, fitojnë Blazzers, Bucks e Kings, nuk ringrihen Raptors e 76ers!

Fitore në sekondat e fundit për Portland Trail Blazzers në NBA. Në Moda Center skuadra nga Oregoni mposhti me rezultatin e ngushtë 112-111 Toronto Raptors duke thelluar krizën e skuadrës kanadeze në këtë fillim sezoni me Raptors që pozicionohen në vendin e parafundit në Lindje me 2 fitore dhe 8 humbje në 10 ndeshje. Falë një periode të 4-t fantastike Portland përmbysi disavantazhin ndaj Raptors për meritë edhe të dyshes McCollum-Lillard që sëbashku realizuan 53 pikë, duke udhëhequr Blazzers drejt suksesit të 6-të sezonal dhe fitores së 3-të rresht. Vijon rënia e lirë e Philadelphia 76ers që nga vendi i parë ka zbritur në pozicionin e 3-të në konferencën e Lindjes pasi pësoi humbjen e 3-të rresht. 76ers u mposhtën në transfertën e Georgias nga Atlanta Haëks me rezultatin 112-94.

Më i miri mbi parket për Hawks ishte talenti Trae Young, autor i 26 pikëve, ndërsa për Philadelphia nuk e mjaftoi paraqitja e mirë e kamerunasit Joel Embiid që koleksionoi në total 24 pikë dhe 11 rebound. Fitore e thjeshtë për Milwaukee Bucks që regjistroi fitoren e 5-të në 6 ndeshjet e fundit pasi triumfoi lehtësisht në transfertën e Floridas ndaj Orlando Magic me rezultatin 99-121. 49 pikë realizoi në total dyshja Vucevic-Gordon për Magic por në këtë sfidë diferencën e bëri loja e mirë në grup e Bucks me Antetokounmpon që spikati me 22 pikë. Shumë luhatje edhe për Indiana Pacers që pësoi një tjetër humbje pasi u thye në Kaliforni nga Sacramento Kings me rezultatin 127-122. Barnes realizoi 30 pikë për Kings ndërkohë te Indiana më i miri mbi parket ishte lituanezi Sabonis me 28 pikë, 11 rebound dhe 3 asiste. Pacers pësuan humbjen e 4-t në 10 takime, ndërkohë që për Sacramenton kjo ishte fitorja e 5-të në 11 ndeshje. U rikthye te fitorja pas 3 humbjesh edhe Washington Wizards që kaloi lehtësisht me shifrat 128-107 Phoenix Suns falë një super paraqitjeje të Bradley Beal autor i 34 pikëve, ndërsa koleksionoi edhe 8 rebound e 9 asiste.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency