Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, fitojnë Clippers e Bucks, Houston rikthehet te suksesi pas 20 humbjesh!

Los Angeles Clippers ndal ecurinë perfekte të Atlanta Hawks në NBA. 28 pikët e yllit Trae Young nuk i mjaftuan skuadrës nga Georgia që u mposht në Staples Center me rezultatin 119-110, duke pësuar humbjen e parë pas 8 fitoresh rresht. Për Clippers më i miri mbi parket ishte i përhershmi Kawhi Leonard i cili me 25 pikë 7 rebound dhe 5 asiste udhëhoqi skuadrën kaliforniane drejt fitores së 28-të sezonale, me Clippers që aktualisht pozicionohen të 4-it në Konferencën e Perëndimit. U rikthye te fitorja ndërkohë Utah Jazz që dominoi me rezultatin 120-95 Chicago Bulls brenda në Ilinois. Me 30 pikë 6 rikuperime poshtë tabelës dhe 6 asiste, Donovan Mitchell ishte thjeshtë i përkryer për skuadrën nga Salt Lake City me Utah që mori fitoren e 31-të sezonale në 42 takime. Një dorë në këtë sukses skuadrës së trajnerit Snyder ja edhe francezi Rudy Gobert autor i 21 pikëve, ndërkohë që për Chicagon 27 pikët e Zac LaVine ishin të pamjaftueshme.

Buzëqesh edhe Milwaukee Bucks. Skuadra nga Wisconsin nuk e ndjeu aspak mungesën e yllit të ekipit Giannis Antetokounmpo duke koleksionuar suksesin e 7-të rresht dhe të 12-in në 13 ndeshjet e fundit falë fitores së thelllë 140-113 ndaj Indiana Pacers. Holiday me 28 pikë dhe Middelton me 25 pikë ishin dy basketbollistët që udhëhoqën Bucks drejt suksesit të radhës. I dha fund krizës prej 20 humbjesh rresht Houston Rockets që në Toyota Center në Texas mposhtën me rezultatin 117-99 Toronto Raptors, me kanadezët që vazhdojnë të jenë në krizë rezultatesh pasi pësuan disfatën e 9-të rresht. 48 pikët e dyshes VanVleet-Siakam nuk i mjaftuan Torontos për të dalë nga kriza e rezultateve as përballë një prej skuadrave më të dobëta të këtij sezoni.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...