Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Fitojnë kryesuesit, Paul George e Russell Westbrook spikatin me “triple-double”

Mbrëmje e pasur me ndeshje në kampionatin me të fortë të basketbollit në planet, në NBA, ku skuadrat kryesuese vazhdojnë të diktojnë garën.

Kështu, Milwaukee Bukcs, pas humbjes me Orlando Magic, treguan forcën në parketin e Chigaco Bulls, duke fituar me rezultatin 99-112. Antetokounmpo nuk kishte rivalë mbi parket, duke e mbyllur përballjen si më i miri me 29 pikë e plot 17 topa poshtë koshit. Për  Bulls nuk mund të bënte më shumë LaVine, që shënoi 27 pikë, ndërsa Markkanen realizoi 20 pikë e 17 “rebound”.

Toronto Raptors triumfuan me shumë vështirësi 127-125 ndaj Brooklyn Nets, të udhëhequr nga Kawhi Leonard me 30 pikë, ndërsa për Nets nuk mjaftuan 28 pikë dhe plot 14 asistime të Russell.

Kemba Walker tregoi formë të jashtëzakonshme në përballjen me Indiana Pacers, duke shënuar 34 pikë e 9 “rebound”, por nuk pati ndihmën e duhur nga pjesa tjetër e skuadrës, pasi Charlotte Hortnes u mposhtën 99-90.

Denver Nuggets prishin serinë negative prej 3 humbjesh radhazi, duke iu imponuar 103-87 Miami Heat. Spikatën në këtë sfidë Beasley dhe Jokic me 23 pikë secili.

Për Oklahoma City Thunder mendon Paul Geroge, që “fluturoi” në “Chesapeake Energy Arena” ndaj Portland Trail Blazers me “triple-double”: plot 47 pikë, 10 asistime dhe 12 topa poshtë koshit, ndërsa Russell Westbrook realizoi gjithashtu “triple-double” (21 pikë, 11 asistime dhe 14 “rebound”, duke vendosur rekordin e 10 ndeshjeve radhazi në NBA me “triple double”, si askush më parë. Ai theu rekordin e 9 ndeshjeve të Wilt Chamberlain. Thunder fituan në fund me rezultatin 120-111.

Luka Doncic, edhe pse një basketbollist shumë i talentuar, duket i vogël para James Harden. Talenti slloven shënoi 21 pikë, shërbeu në 8 raste dhe kontrolloi 10 topa në humbjen 120 – 104 të Dallas Mavericks ndaj Houston Rockets, takim ku spikati i zakonshmi Harden me 31 pikë, 7 asistime dhe 8 “rebound”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...