Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Fitojnë Pistons, Celtics e Raptors, në Perëndim konfirmohen Lakers

Një mbrëmje e pasur me ndeshje në NBA e që nisi me dominimin e Detroit Pistons 127-106 përballë Sacramento Kings, falë lojës në grup që u reflektua me plot 7 basketbollistë vendës me numër dyshifror pikësh. Më i miri rezultoi Christian Wood me 23 pikë, ndërsa Derrick Rose shtoi 22 pikë të tjera dhe 11 asiste për Pistons, që gjithsesi mbeten jashtë zonës play off në Lindje, me një fitore më pak e katër humbje më shumë se Brooklyn Nets.

Karl-Anthony Towns i ndie i vetëm në përballjen mes Minnesota Timberwolves dhe Chicsgo Bulls, pasi 40 pikët e tij dhe 25 të Wiggins nuk mjaftuan për të rrëmbyer fitoren në “United Center”, ku vendasit fituan me rezultatin 117-110.

Kampionët në fuqi të NBA, Toronto Raptors, bënë detyrën më shtëpi përballë Philadelphia 76ers, duke fituar 107-95, me më të mirin mbi parket VanVleet, autor i 22 pikëve, 5 “rebound” dhe 8 asisteve.

Sukses edhe për Boston Celtics, që iu imponuan 119-95 Memphis Grizzlies, me plot 6 basketbollistë me numër dyshifror pikësh, mes të cilëve spikati Tatum me 27 pikë e 7 “rebound”. Për Grizzlies ishin shumë pak 16 pikë dhe 13 “rebound” të Valanciunas.

Fitore pa shumë mundim për Los Angeles Lakers 92-100 në parketin e New York Nicks, me dyshen James-Davis që realizoi 59 pikë në total. Për kalifornianët, që kryesojnë në Konferencën e Perëndimit, bëhet fjalë për suksesin e 35-të në 44 ndeshje në total.

Një nga sfidat më spektakolare të mbrëmjes u zhvillua në “Airlines Arena” të Miamit, ku Heat kaluan vetëm pas kohës shtesë 134-129 Washington Wizards (koha e rregullt 118-118). Spikati për vendasit Bradley Beal me 38 pikë, 9 “rebound” e 5 asiste.

Houston Rockets tregojnë forcën përballë Denver Nuggets, duke fituar me rezultatin 121-105. pas 4 humbjeve radhazi. “Triple double” për serbin Nikola Jokic (19 pikë, 12 “rebound” e asiste), por që nuk mjaftoi para efikasitetit të Russell Westbrook dhe James Hardem, që shënuan respektivisht 29 dhe 28 pikë.

 Rezultatet:

Orlando Magic – Oklahoma City Thunder 114-120

Toronto Raptors – Philadelphia 76ers 107-95

Detroit Pistons – Sacramento Kings 127-106

Atlanta Hawks – Los Angeles Clippers 102-95

Miami Heat – Washington Wizards 134-129

New York Knicks – Los Angeles Lakers 92-100

Boston Celtics – Memphis Grizzlies 119-95

Chicago Bulls – Minnesota Timberwolves 117-110

Houston Rockets – Denver Nuggets 121-105

Phoenix Suns – Indiana Pacers 87-112

New Orleans Pelicans – San Antonio Spurs 117-121

Golden State Warriors – Utah Jazz 96-129

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...