Basketboll

NBA, fitojnë Warriors dhe Houston, Bostoni i pandalshëm në Lindje

Golden State Warriors tregon muskujt në parketin e Philadelphia 76ers, duke fituar me rezultatin 116 – 124, falë paraqitjes mbresëlënëse të dy emrave të mëdhenj si Stephen Curry dhe Kevin Durant, që realizuan respektivisht 35 dhe 27 pikë.  Starti pozitiv i 76ers rezultoi i rremë, pasi kampionët në fuqi shpërthyen që në periodën e pare, duke shënuar plot 47 pikë, përkundrejt 28 të kundërshtarit, me përballjen që praktikisht u mbyll ende pa nisur mirë. Këtë avantazh prej 19 pikësh Warriors e administruan mirë, edhe pse në fund fituan me vetëm 8 pikë diferencë. Për Philadelphian Simmons dhe Embiid u ndalën respektivisht me 23 dhe 21 pikë.

Fiton Golden State, por nuk ndalet as Houston Rockets, që triumfoi 83 – 105 në parketin e Memphis Grizzlies. Si zakonisht, te kryesuesit e Konferencës së Perëndimit spikati James Harden me 29 pikë. Teksanët janë bërë vërtet të frikshëm edhe me rikthimin nga dëmtimi të Chris Paul, që shënoi 17 pikë dhe dha 6 asist.

Nuk di të ndalet Boston Celtics, që koleksionoi fitoren e 15-të për të blinduar kryesimin në Konferencën e Lindjes. 99 – 110 triumfuan Celtics në parketin e Atlanta Hawks, me dyshen Irving-Brown që realizoi në total 57 pikë.

Dallas Mavericks sheh më në fund dritë në fund të tunelit, teksa mposhti 111- 79 Milwaukee Bucks 111-79. Matthews rezultoi më i miri për vendadasit me 22 pikë, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e Antetokounmpo dhe të Middleton, që shënuan respektivisht 24 dhe 23 pikë. Në takimet e tjera u arritën këto rezultate: Charlotte Hornets-Los Angeles Clippers 102-87, Orlando Magic-Utah Jazz 85-125 dhe Portland Trail Blazers-Sacramento Kings 102-90.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency