Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, fiton Golden State, por dëmtohet Curry, “ok” Bostoni

Fitore e hidhur e Golden State Warriors 107-110 në parketin e San Antonio Spurs. Kampionët në fuqi të NBA rikuperuam një disavantazh prej 8 pikësh në fund të periodës së tretë, duke triumfuar në fund me vetëm 3 pikë më shumë, por përtej këtij suksesi tek Warriors shqetëson gjendja fizike e Stephen Curry-t, i cili u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 2 minuta e 24 sekonda lojë për shkak të një problemi në kavilje. Në mungesë të Curry-t skuadra nga Oakland vuajti jo pak, megjithatë arriti të festonte falë formës që shfaqi Kevin Durant, i cili spikati me 37 pikë dhe 11 rikuperime. Nga ana tjetër LAMarcus Aldridge realizoi 30 pikë dhe kontrolloi plot 17 topa poshtë koshit.

Boston Celtics vazhdon t’i bëje presion Torontos në Konferencën e Lindjes, duke mposhtur 109 – 117 Minnesota Timberwolves. Për vendasit tregoi formë të mirë serbi Bjelica me 30 pikë dhe 12 rikuperime, por Cetlics, të udhëhequr Kyrie Irving, u treguan me kompaktë dhe efikasë, duke triumfuar me 8 pikë diferencë. Irving e mbylli ndeshjen me 23 pikë, ndërsa Hoford shtoi edhe 20 pikë të tjera për Celtics.

Rikthehet te fitorja Oklahoma City Thunder, që shkatërroi 115-87 Phoenix Suns duke forcuar pozitat në zonën play off në Perëndim. Russell Wesbrook ishte autor i 27 pikëve, 9 asisteve dhe 8 rikuperimeve, ndërsa Paul George shtoi edhe 21 pikë të tjera për Thunder.

Hassan Whiteside me 26 pikë dhe 8 rikuperime udhëhoqi drejt suksesit 108 – 99 Miami Heat ndaj Philadelphia 76ers, duke sfumuar shifrat e dyfishta të Dario Saric, që e mbylli përballjen me 20 pikë dhe 10 “rebound”.

Brooklyn Nets, ndërkohë shpërthen 111 – 125 në parketin e Charlotte Hornets, duke shfrytëzuar mbrëmjen magjike të Allen Crabbe, autor i 29 pikëve dhe 8 rikuperimeve.

 

Rezultatet:

Charlotte Hornets-Brooklyn Nets 111-125

Miami Heat-Philadelphia 76ers 108-99

Minnesota Timberwolves-Boston Celtics 109-117

Oklahoma City Thunder-Phoenix Suns 115-87

Golden State Warriors-San Antonio Spurs 110-107

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...