Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, “fluturojnë” Toronto, Boston e New Orleans

Shkëlqen DeMar DeRozan fluturon Toronto Raptors. Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt në Konferencën e Lindjes e çoi në 2-0 serinë e përballjeve ndaj Washington Wizards dhe tashmë ka hedhur një hap të sigurtë drejt raundit të dytë të play-offit. Gjithçka e lehtë për Raptors në Air Canada Center me skuadrën kanadeze që iu fal yllit të saj DeMar DeRozan për të mposhtur me rezultatin 130-119 skuadrën kryeqytetase. Me 37 pikë 4 asiste dhe 7 rikuperime DeRozan bëri të pavlefshme edhe paraqitjen shumë të mirë të John Wall për miqtë i cili koleksionoi në total 29 pikë 9 asiste dhe 4 topa të kontrolluar poshtë tabelës. Me avantazhin 2-0 në favor tashmë Toronto do të udhëtojë më e qetë drejt Ëashingtonit aty ku do të zhvillohen dy përballjet e rradhës të serisë mes tyre.

Kyrie Irving vazhdon të mungojë për shkaqe dëmtimi por kjo nuk e pengon aspak Boston Celtics të vazhdojë marshimin. Skuadra më e titulluar e NBA pasi fitoi me shumë vështirësi sfidën e parë play-off ndaj Milwaukee Bucks nuk e diskutoi aspak suksesin në takimin e dytë të zhvilluar sërish në TD Garden. Boston triumfoi me rezultatin e thellë 120-106 për meritë të talentit nga Georgia, 21-vjeçarit Jaylen Broën, i cili zhvilloi një ndeshje vërtet fantastike duke realizuar 30 pikë. Falë një periode të parë të shkëlqyer të cilën e mbyllën në avantazhin e 11 pikëve, Celtics nuk i dhanë më asnjë mundësi skuadrës nga Wisconsin për të reaguar. Greku Giannis Antetokounmpo rezultoi sërish lojtari më i mirë i sfidës me 30 pikë 8 asiste e 9 rikuperime, por ylli i Milwaukee nuk u mbështet siç duhet nga shokët e skuadrës dhe në fund Bucks dolën të mundur.

E pabesueshmja e raundit të parë të play-offit në NBA po ndodh në Oregon aty ku New Orleans Pelicans falë dyshes Jrue Holiday-Anthony Davis hodhi në tapet edhe në sfidën e dytë Portland Trail Blazzers duke e çuar në 2-0 serinë mes tyre dhe tashmë Pelicans do të shfrytëzojnë faktorin fushë për të mbyllur llogaritë në këtë duel.  Nëse në ndeshjen e parë skuadra nga Louissiana fitoi me vetëm 2 pikë diferencë këtë herë fitorja ishte më e lehtë për miqtë të cilët triumfuan me rezultatin 111-102 në një ndeshje ku Jrue Holiday ishte thjeshtë i mrekullueshëm pasi realizoi 33 pikë, ndërsa Anthony Davis me 22 pikë e 13 rikuperime ishte gjithashtu përcaktues për Pelicans. Bëri pak edhe këtë herë për të ndryshuar fatet e këtij takimi dyshja e Blazzers McCollum-Lillard të cilët në total realizuan vetëm 39 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...