Basketboll

NBA, Golden State blindon vendin e parë në Perëndim, Milwaukee nuk toleron!

Golden State blindon vendin e parë në Konferencën e Perëndimit me një fitore të thellë ndaj Los Angeles Clippers në Oracle Arena. Kampionët në fuqi të NBA triumfuan me shifrat e thella 131-104 dhe falë humbjes së Denver Nuggets në transfertën ndaj Portland Trail Blazzers siguruan edhe matematikisht primatin në Perëndim. Ishte një sfidë pa shumë histori ajo që u zhvillua në Oakland me Stephen Curry-n që ishte pikëshënuesi më i mirë i takimit me 27 pikë ndërsa dyshja tjetër Durant-Thompson u mjafutuan me 28 pikë sëbashku. Clippers ndërkohë me këtë disfatë humbi një mundësi të shkëlqyer të evitonte një përballje të mundshme me Golden State që në raundin e parë të play-off pasi aktualisht pozicionohet në vendin e 8-të në Lindje dhe pasi u parakalua nga San Antonio tashmë fatin e kalifornianëve e kanë në dorë teksanët.

Skuadra që do të ketë në favorin e parketit në të gjitha ndeshjet e fazës play-off është Milwaukee Bucks që edhe pse e ka siguruar vendin e parë në Konferencën e Lindjes por edhe petkun e skuadrës më të mirë të sezonit të rregullt, vazhdon të fitojë. Atlanta Hawks ishte viktima e rradhës për formacionin nga Winconsin, me Atlantan që triumfoi me rezultatin 115-107. Greku Giannis Antetokuonmpo me 30 pikë 3 asiste e 9 rebound ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Bucks ndërkohë që Atlantës për të evituar këtë disfatë nuk i mjaftuan 33 pikët e ukrainasit Len.

Tashmë që ka mbetur jashtë fazës play off dhe është pa mbretin James që është lënë jashtë për këto ndeshje të fundit për të mos rrezikuar ndonjë dëmtim të mundshëm, vazhdon të fitojë Los Angeles Lakers, që pasi triumfoi në derbin ndaj Clippers mori një fitore me peshë edhe ndaj Utah Jazz. Në Staples Center Lakers triumfuan me rezultatin e ngushtë 113-109 në një ndeshje ku diferencën e bëri Caldwell-Pope me 32 pikë, 6 asiste dhe 6 rebound. Ndërkohë Portland Trail Blazzers falë 30 pikëve të Damian Lillard mposhti 115-108 dhe siguroi vendin e 4-t në Perëndim teksa do të ketë avantazhin e parketit në sfidën play off ndaj Utah Jazz.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency