Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Golden State fiton në frymën e fundit, Cleveland humbet sërish

Golden State fluturon me dyshen Kevin Durant-Stephen Curry. Dy yjet e Warriors shkëlqyen në transfertën e Salt Lake City ndaj Utah Jazz me kampionët në fuqi që morën fitoren e dytë në po kaq takime. 123-124 ishte rezultati i sfidës që u vendos në sekondat e fundit, me Golden State që përmbysi 5 pikë disavantazh, dhe falë një koshi të ishit të madh të sfidës suedezit Jerebko një sekondë nga rënia e sirenës mori fitoren.Tjetër humbje për Cleveland Cavaliers që pa Lebron James nuk është më e njëjta skuadër dhe këtë herë u mposht nga Minnesotta Timberwolves 131-123 falë një super paraqitjeje të Jimmy Butler, autori i 33 pikëve. Në sfidat e tjera spikat fitorja e Toronto Raptors 113-101 ndaj Boston Celtics dhe ajo e Los Angeles Clippers 108-92 ndaj Oklahoma City Thunder.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...