Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Golden State “leksion” Clevelandit, Westbrook fiton duelin ndaj Harden

Shkëlqen Kevin Love por fiton Golden State. Në mbrëmjen e Krishtlindjes në NBA u vu në skenë finalja e sezonit të kaluar. Edhe këtë herë fitimtarë ishin Warriors me Golden State që iu fal dyshes Kevin Durant-Klay Thompson për të mposhtur 99-92 Cleveland Cavaliers. Në Oracle Arena në mungesë të një tjetër yll si Stephen Curry dominuan mbrojtjet e forta të të dyja skuadrave. Lebron James ngeci në murin e formuar nga dyshja Durant-Green dhe e mbylli sfidën me vetëm 20 pikë të realizuara. Pikëshënuesi më i mirë i sfidës u shpall Kevin Love me 31 pikë dhe plot 18 rebound por as paraqitja e shkëlqyer e tij nuk i mjaftoi skuadrës nga Ohio për të bërë rezultat në këtë superndeshje mes dy ekipeve që me shumë gjasa do të diskutojnë mes tyre finalen e madhe të NBA-së edhe në këtë sezon. Në krahun tjetër Durant dhe Thompson e mbuluan në mënyrë të shkëlqyer mungesën e Curry pasi të dysëbashku realizuan 49 pikë duke udhëhequr Warriors drejt një fitoreje të rëndësishme e 27-ta  në këtë sezon.

Për ta bërë bukur festën e Krishtlindjes organizatorët kishin menduar gjithçka në perfeksion sepse një tjetër superndeshje u zhvillua në Chesapeake Energy Arena të Oklahomës, aty ku vendasit e City Thunder kaluan me rezultatin e ngushtë 112-107 Houston Rocekts duke i shkaktuar humbjen e 7-të sezonale skuadrës teksane. Për një natë Rusell Westbrook bëri liderin e vërtetë duke fituar duelin ndaj ish shokut të tij të skuadrës James Harden. Me 31 pikë 11 asiste dhe 6 rebound Westbrook mori për dore Oklahomën ndërkohë që Houstonit nuk i mjaftuan 29 pikët por edhe 14 asiste dhe 8 rebound të realizuara nga mjekëroshi Harden. Në suksesin e City Thunder një meritë të padiskutueshme e kishin edhe dy yjet e tjerë të Oklahomës, Paul George dhe Carmelo Anthony të cilët shënuan respektivisht 24 dhe 20 pikë. Në sfidat e tjera spikat humbja shtëpiake e Boston Celtics përballë Washington Wizards me rezultatin 103-111, ndërkohë falë një periode të 4-t fantastike Minessota Timberwolves, shkërmoqi Los Angeles Lakers brenda në Staples Center me shifrat 121-104.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...