Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Golden State ndal ecurinë perfekte të Phoenix, Clippers fiton derbin!

Për të ndalur ecurinë perfekte të Phoenix Suns në NBA mendon Golden State Warriors. Skuadra e Steve Kerr fitoi lehtësisht në San Francisco ndaj skuadrës nga Arizona duke e marrë edhe vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. Kjo ishte humbja e parë për Phoenix pas 18 fitoresh rresht dhe e 4-ta sezonale ndërkohë që Golden State u rikthye menjëherë te suksesi duke marrë fitoren e 8-të në 9 ndeshjet e fundit për meritë edhe të liderit të ekipit Stephen Curry që koleksionoi 23 pikë 5 asiste e 5 rebound duke realizuar 18 pikë me gjuajtjet për 3. Te Phoenix ai që spikati më shumë ishte lojtari nga Bahamas DeAndre Ayton që ashtu si Curry realizoi 23 pikë.

Derbin e Los Angelesit e fitoi Clippers. Në Staples Center Lakers pësuan një tjetër humbje pasi u mposhtën pas një dueli spektakolar me rezultatin e ngushtë 115-119 nga formacioni i trajnerit Tyron Lue. Anthony Davis dhe LeBron James përmbushën deri diku pritshmëritë duke realizuar respektivisht 27 pikë dhe 23 pikë ndërsa shtuan edhe nga 10 e 11 rebound dhe 4 e 6 asiste por nuk morën përgjigje nga pjesa tjetër e skuadrës. Rusell Westbrook me 10 pikë e 9 asiste ishte hija e vetëvetës ndërkohë që te Clippers spikatën Marciel Morris dhe Paul George që i udhëhoqën drejt suksesit të 12-të sezonal dhe parakalimit ndaj Lakers në renditje.

37 pikët e Jason Tatum nuk i mjaftuan skuadrës tjetër më të titulluar të NBA, Boston Celtics që u mposht në transfertën e Salt Lake City ndaj Utah Jazz me rezultatin 137-130. Më i miri mbi parket për Jazz ishte i përhershmi Donovan Mitchell autor i 34 pikëve. Për Utah kjo ishte fitorja e 15-të sezonale ndërkohë që Boston pësoi disfatën numër 11. Mori fitoren e 6-të në 7 ndeshjet e fundit Brooklyn Nets që falë edhe 30 pikëve të realizuara nga Kevin Durant mposhti në Barclays Center Minnesota Timberwolves me rezultatin e ngushtë 110-105. Nju-jorkezët kryesojnë bindshëm konferencën e Lindjes të shkëputur nga Chicago Bulls dhe Miami Heat.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...