Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Golden State nuk gabon dy herë, Denver në krizë!

Ishin vetëm tre ndeshjet në mbrëmjen e NBA-së, aty ku spikat rikthimi i shpejtë te fitorja i kampionëve në fuqi të Golden State Warriors. Edhe pa dy nga lojtarët më të mirë të ekipit, Stephen Curry që është i dëmtuar dhe Draymond Green i lënë jashtë për shkak të një zënke që pati me Kevin Durant në sfidën ndaj Clippers, skuadra e trajnerit Steve Kerr arriti të mposhte në Oracle Arena të Oaklanit me shifrat 110-103 Atlanta Hawks. Kjo ishte fitorja e 12-të sezonale e Golden State në 15 takime gjithsej e arritur nën shenjën e Kevin Durant dhe Klay Thompson. 29 pikë realizoi Durant ndërsa shtoi edhe 3 asiste e 6 rikuperime ndërsa Thomson  u mjaftua me 24 pikë. Në krahun tjetër për Atlantan që pësoi humbjen e 5-të rresht dhe të 11-ën sezonale më i miri mbi parket rezultoi Taurean Prince me 22 pikë. Pas atij starti spektakolar që i bëri sezonit Denver Nugetts tashmë mund të konsiderohet një skuadër zyrtarisht në krizë. Formacioni nga Colorado pësoi humbjen e 4-t radhazi pasi u thye brenda në Pepsi Center nga Houston Rockets me rezultatin 99-109.

Një sukses i arritur për meritë të tre fantastikëve. Zvicerani Clint Capela me 24 pikë por edhe 2 asiste e 9 rikuperime ishte pikëshënuesi më i mirë i Houston-it, por James Harden kishte statistika akoma edhe më të mira përsa i përket të tre aspekteve të lojës pasi i ndihmoi të tijët me 22 pikë 11 asiste dhe 5 rikuperime, ndërsa Chris Paul u mjaftua me 21 pikë. Ky ishte suksesi i 6-të sezonal për Rockets që pak nga pak po fitojnë terren në klasifikimin e konferencës së Perëndimit, teksa numërojnë edhe 7 disfata. Pas 5 humbjesh rresht mund të buzëqeshë edhe Cleveland Cavaliers. Skuadra nga Ohio e cila në 2 vite humbi dy yjet e saj fillimisht Kyrie Irving dhe më pas Lebron James, mposhti lehtësisht në shtëpi me rezultatin 113-89 Charlotte Hornets, në një ndeshje ku nuk kishte në dispozicion as dy lojtarët kryesorë të ekipit Kevin Love dhe Kyle Korver. Më i miri mbi parket në fitoren e dytë sezonale të Cavaliers ishte Jordan Clarkson me 24 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...