Basketboll

NBA, Golden State nuk ka rivalë, Lakers “qajnë” shkëlqimin e Russell!

Golden State Warriors i jep një leksion basketbolli San Antonio Spurs dhe i tregon skuadrës teksane se NBA ligjin e bëjnë ata. Për të konfirmuar supermacinë dhe për t’u treguar të gjithëve se janë favoritët kryesorë në garën për titullin kampion, Golden State triumfoi me rezultatin 141-102 ndaj ekipit teksan. Në Oracle Arena nuk kishte aspak histori me kampionët në fuqi të NBA që zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë. Klay Thompson me 26 pikë ishte më i miri mbi parket për Warriors në këtë sfidë ndërkohë që Kevin Durant dhe Steph Curry shtuan respektivisht 23 dhe 19 pikë edhe pse diferencën mes dy skuadrave e bëri loja në grup e Golden State. Kjo ishte fitorja e 38-të në 53 ndeshje për skuadrën e trajnerit Steve Kerr që tashmë nuk e diskuton më kreun e renditjes në Perëndim përsa i përket sezonit të rregullt.

James Harden vazhdon të impresionojë ndërkohë që Houston Rockets fiton sërish. 36 pikë realizoi ylli i Houston në suksesin e lehtë me shifrat 127-101 brenda në Kaliforni përballë Sacramento King, skuadër që po kalonte një moment shumë pozitiv por që u dorëzua përballë klasit që zotëron mjekëroshi i skuadrës teksane. Te Rockets në këtë duel spikati edhe Green me 25 pikë.

Nuk njeh limite në këtë sezon Milwaukee Bucks që regjistroi fitoren e 17-të në 20 ndeshjet e fundit pasi theu në Wincosin me rezultatin e thellë 148-129 Washington Wizards, sfidë në të cilën diferencën e bëri i përhershmi Giannis Antetokounmpo autor i 43 pikëve ndërsa e ndihmoi Milwaukee edhe me 4 asiste e 6 rikuperime poshtë tabelës. Kryqytetasve në krahun tjetër nuk u mjaftuan 30 pikët e Bradley Beal.

Vijon momenti jo për Denver Nuggets. Skuadra nga Colorado pësoi humbjen e dytë rresht pasi u mposht nga Brooklyn Nets me rezultatin 135-130. Thjeshtë fantastik edhe njëherë tjetër D’Angelo Russell i cili koleksionoi në total 27 pikë 11 asiste e 6 rebound. Teksa Los Angeles Lakers vazhdon të vuajë te Brooklyn Nets po mrekullohen çdo ditë e më shumë nga paraqitjet e talentit D’Angelo Rusell i cili po i çon i vetëm në play-off dhe nuk u mbetet gjë tjetër veçse të falenderojnë Lakers për dhuratën që u bënë duke u dhënë një talent si Russell  në verën e vitit 2017 për të marrë në shkëmbim një “kartë të djegur” si Brook Lopez i cili pas një sezoni te kalifornianët tashmë është pjesë e Milwaukee Bucks. Paraqitje këto që kanë bërë që 22-vjeçari Russell të jetë një nga lojtarët e All Star Game të këtij viti. Te Denver ndërkohë shkëlqeu i përhershmi Nikola Jokic por shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës të yllit serb nuk mjaftuan që Nuggets të evitonin humbjen.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency