Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Golden State pa rivalë në Perëndim, shkon në finalen e madhe për të 5-in vit rresht!

Për të 5-in vit radhazi Golden State kualifikohet në finalen e madhe të NBA, aty ku edhe këtë sezon shkon si favoritë teksa do të kërkojë të mbrojë titullin kampion dhe të fitojë trofeun e tretë rresht dhe të 4-in në këto 5 vitet e fundit. Portland Trail Blazers bëri gjithçka për të qëndruar në lojë në finalen e 4-t të konferencës së Perëndimit, por nuk ja doli pasi u mposht pas kohës shtesë me rezultatin e ngushtë 117-119 brenda në Moda Center. Warriors mbyllën me rezultatin 4-0 me ndeshje serinë e finaleve duke fituar titullin e 5-të rresht në Perëndim dhe duke konfirmuar supermacinë e tyre ndaj gjithë skuadrave të tjera të konferencës që e kanë të pamundur të rivalizojnë me formacionin e drejtuar nga trajneri Steve Kerr. Pavarsisht se vazhdojnë të vuajnë mungesën e Kevin Durant, Warriors në sfidat ndaj Blazzers e gjetën te Steph Curry liderin dhe njeriun që udhëhoqi skuadrën drejt finales së madhe. Edhe në sfidën e 4-t, Curry ishte thjeshtë magjik duke regjistruar një triple-double nga ata që mbeten gjithmonë në mendjen e të gjithëve.

37 pikë 11 asiste dhe 13 rebound koleksionoi në total ylli i Golden State. Një meritë të jashtëzakonshme në këtë sukses të Warriors e kishte edhe Drymond Green, autori i një tjetër paraqitjeje mbresëlënëse me 18 pikë 11 asiste dhe 14 rebound. Përsa i përket Portland, Damian Lillard me shokë e nisën më mirë ndeshjen dhe i shkuan shumë afër fitores së parë, por në mënyrë të pabesueshme në periodën e fundit, shpërdoruan plot 11 pikë avantazh duke u dorëzuar ndaj kampionëve në fuqi të cilët barazuan me një gjuajtje për 3 pikë pak para rënies së sirenës ndërkohë që në 5 minutat e shtesës realizuan dy pikë më shumë se Blazers duke mbyllur llogaritë e finales së Perëndimit. Të pamjaftueshme 30 pikët e Leonard, 28 të Lillard dhe 26 të McCollum për Blazzers që mbyllin kështu një sezon shumë të suksesshëm. Në krahun tjetër Golden State do të ketë të gjithë kohën e nevojshme për të pushuar në pritje për të mësuar se cilën skuadër do të sfidojë në finalen e madhe mes Milwaukee Bucks dhe Toronto Raptors.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...