Basketboll

NBA, Golden State rikthehet te fitorja, zhgënjen Oklahoma

Humbja me 30 pikë diferencë ndaj Utah Jazz ishte thjeshtë një aksident për Golden State Warriors. Kampionët në fuqi të NBA-së reaguan menjëherë duke u rikthyer te fitorja pasi triumfuan lehtësisht në transfertën kaliforniane ndaj Sacramento Kings me shifrat 119-104. Më i miri mbi parket për Warriors rezultoi, Kevin Durant autori i 33 pikëve ndërkohë një ndihmë të madhe në këtë sukses Golden State ia dha dyshja e ashquajtur splash-brothers Curry-Thompson të cilët realizuan 43 pikë në total. Nëse në Konferencën e Perëndimit ligjin e bëjnë Warriors, në Lindje komandon Boston Celtics. Skuadra më e titulluar e NBA-së regjistroi fitoren e 3-të rresht pasi kaloi në TD Garden me rezultatin 119-110, Atlanta Hawks. Për të koleksionuar suksesin e 38-të sezonal, në mungesë të yllit të ekipit Kyrie Irving i cili është i dëmtuar, Celtics iu fal dyshes Terry Rozier-Jason Tatum, me të parin që realizoi 31 pikë ndërsa i dyti shtoi 27 pikë të tjera. Një super Anthony Davis udhëhoqi New Orleans Pelicans drejt një fitoreje shumë të rëndëisishme mbi parketin e Oklahoma City Thunder me shifrat 114-100. Në një mbrëmje ku asnjëri nga yjet e Oklahomës nuk shkëlqeu ishte Davis ai që me 43 pikët mori për dore drejt suksesit skuadrën nga Louissiana.Pas 2 humbjeve radhazi buzëqeshi edhe Los Angeles Lakers. Kalifornianët u rikthyen te fitorja pasi mposhtën brenda në New York, Brooklyn Nets me rezultatin e ngushtë 102-99, për meritë të dyshesh Julius Randle-Brook Lopez me këtë të fundit që realizoi 19 pikë në sfidën ndaj ish skuadrës së tij. Për Lakers kjo ishte fitorja e 20-të sezonale por kualifikimi në play-off vazhdon të mbetet një mision shumë i vështirë për 16-herë kampionët e NBA-së.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency