Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Golden State shkëlqen me dyshen Curry-Thompson

Të luash në transfertë është gjithmonë e vështirë por jo për Golden State Warriors. Kampionët në fuqi të NBA konfirmuan momentin pozitiv që po kalojnë duke regjistruar fitoren e 4-t rresht dhe të 14-tën radhazi larg parketit të tyre. Stacioni i rradhës për formacionin e trajnerit Steve Kerr ishte Ilionois aty ku Golden State mposhti 119-112 Chicago Bulls. Për të marrë për dore Warriors drejt një tjetër suksesi të rëndësishëm menduan të ashquajturit Splash Brothers të cilët janë aty edhe kur Kevin Durant nuk shfaq versionin e tij më të mirë. Klay Thompson me 38 pikë dhe Stephen Curry me 30 pikë ishin dy heronjtë e skuadrës nga Oakland në këtë përballje. Pësoi humbjen e dytë rresht Los Angeles Lakers me skuadrën kaliforniane që nuk arriti të bënte aspak rezistencë në transfertën ndaj Oklahoma City Thunder. Westbrook me shokë arritën të triumfonin me shifrat 114-90 në një ndeshje ku lojtari më i mirë mbi parket për City Thunder rezultoi Carmelo Anthony autori i 27 pikëve. LaMarcus Aldrige në formë të shkëlqyer udhëhoqi San Antonion drej një suksesi me peshë në transfertën nju-jorkeze ndaj Brooklyn Nets. Në mungesë të Leonard që është i dëmtuar , Aldridge është ylli ku varen të gjitha shpresat e Spurs. 34 pikë 3 asist dhe 8 rebound koleksionoi ky i fundit në suksesin e San Antonios me shifrat 100-95, ndërsa një paraqitje të mirë bëri edhe australiani Mills i cili realizoi 25 pikë për skuadrën teksane. Pas dy super ndeshjeve Anthony Davis nuk funksionoi më pasi u bllokua nga mbrojtja e Atlanta Haëks duke realizuar në fund vetëm 8 pikë me skuadrën nga Georgia që arriti të mposhte me rezultatin e ngushtë 94-93 New Orleans Pelicans. Hodhi një tjetër hap drejt sigurimit të vendit të dytë në Konferencën e Lindjes, Toronto Raptors me skuadrën kanadeze që mori fitoren e 30-të sezonale pasi mposhti në shtëpi 96-91, Detroit Pistons.  Në Staples Center festa ishte e gjitha për Los Angeles Clippers që mundi 109-104 Dever Nuggets falë edhe lojës së shkëlqyer të Blake Griffin i cili i ndihmoi kalifornianët me 20 pikë 4 asiste dhe 12 rebound.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...