Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Golden State tregon “muskujt”, Lakers në krizë

Golden State Warrirors rikthehet me prepotencë pas një starti jo shumë pozitiv të sezonit në NBA. Kampionët në fuqi nuk e vendosën asnjëherë në dyshim fitoren ndaj San Antonio Spurs, duke i shkatërruar teksanët 112-92 në një ndeshje pa shumë pikëpyetje. Gjatë 7 ndeshjeve të para, skuadra nga Oakland kishte treguar shumë pak nga talenti që ka në organikë, por ndaj ekipit të Popovich u ringjit në skenë për të dhuruar një tjetër mbrëmje magjike. Steph Curry, Kevin Durant e Klay Thompson shënuan në total 72 pikë, duke i shkaktuar skuadrës së Spurs-ave humbjen e katërt rresht dhe duke e zhytur në krizë, edhe pse San Antonio e mbylli periodën e parë me plot 9 pikë avantazh. Në ndeshjen e zhvilluar në Teksas, diferencën e bëri mbrojtja e miqve, që në 3 sezonet e fundit ka qenë pika më e fortë e skuadrës së Popovich. Clay Thompson kompletoi një ndeshje pothuajse perfekte, me 27 pikë, por një tjetër emër që i shtohet listës së lojtarëve stratosferikë të “Luftëtarëve” është edhe Draymond Green, që realizoi 16 pikë dhe 7 asiste. Kjo është hera e 7 në 20 vitet e fundit që San Antonio regjistron 4 humbje rresht në sezonin e rregullt, ndërsa problemi kryesor në kampin e Spurs-ave mbetet mungesa e Kawhi Leonard, i cili mund të përmirësojë diçka në mekanizimin e kësaj skuadre. LaMarcus Aldridge me 24 pikë nuk mund të bënte asgjë përballë një prej mbrojtjeve më të mira të NBA.  Në përballjen tjetër të mbrëmjes, Portland lau hesapet me Los Angeles Lakers në krizë të thellë, me rezultatin 113-110. Blazers gjithsesi derdhën shumë djersë për të kaluar pengesën e radhës dhe ia dolën mbanë vetëm falë 3-pikëshit të Damian Lillard, kur kishte mbetur më pak se një sekondë nga fundi i kohës së rregullt.  Një fitore si e Pirros kjo për skuadrën nga Oregoni, që do të humbasë për shumë muaj Larry Nance Jr. për shkak të një frakture në shpatull. Me këtë fitore, Portland e anon peshoren në 5-4 gjatë këtij sezoni, duke dalë edhe nga errësira që shkaktuan dy humbjet rresht në sfidat e fundit. Në krahun tjetër, “liqenorët” po tregojnë se edhe këtë sezon nuk janë gati për t’u rikthyer në fazën play off, pasi skuadra nuk po funksionon dhe lojtarët që mund të bëjnë diferencën në parket nuk i ka në përbërje as këtë sezon.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...