Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Gordon “monstruoz” me 50 pikë, Doncic sërish vendimtar për Dallasin

U zhvilluan 6 sfidat e radhës në NBA dhe rezultati ndoshta më i paparashikueshëm ishte ai i përballjes së “Salt Lake City” mes vendësve të Utah Jazz dhe Houston Rockets. Edhe pse skuadra teksane kishte udhëtuar në këtë transfertë pa dy “yjet” e saj, James Harden dhe Russell Westbrook, sërish arriti të triumfonte falë të papërmbajtshmit Eric Gordon, autor i 50 pikëve, që është dhe rekordi i pikëve të shënuara prej tij në një ndeshje. 126-117 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, çka bëri të pavlefshme paraqitjet e dy basketbollistëve vendës, Mitchel e Bogdanovic, që shënuar respektivisht 36 dhe 30 pikë.

Në përplasjen tjetër të madhe të Perëndimit, Dallas Mavericks triumfuan përballë Oklahoma City Thunder me rezultatin 107-97. Vendimtar Luka Doncic me 29 pikë, 11 “rebound” e 5 asiste. Thunder, në njëfarë mënyrë vuajtën shumë mungesën e Chris Paul.

Duke u spostuar në Lindje, Cleveland Cavaliers fituan në shtëpinë e Detroit Pistons, 110-115, të udhëhequr nga Collin Sexton dhe Kevin Love, autorë të 23 dhe 20 pikëve.

Miami Heat kaluan pa shumë probleme, në derbin e Floridas, Orlando Magic, me rezultatin 113-92, falë “triple double” të Bam Adebayo (20 pikë, 10 “rebound” e 10 asiste).

Fund drithërues në takimin mes Chicago Bulls dhe San Antonio Spurs. Dy gjuajtje të lira të realizuara nga Zach LaVine u dhanë epërsinë prej dy pikësh 110-108 Bulls-ave. Dy të qindat e sekondës para rënies së sirenës për përfundimin e ndeshjes, DeMar DeRozan pëson faull dhe fiton dy gjuajtje të lira, por realizon vetëm njërën prej tyre, me fitoren që i mbeti Chicago Bulls me vetëm një pikë diferencë, 1010-109.

42 pikë të shënuara nga Buddy Hield ndihmuan Sacramento Kings të fitonin në kohën shtesë 129-133 në parketin e Minnesota Timberwolves. Për vendësit nuk shërbyen për asgjë 36 pikë, 9 “rebound” dhe 8 asiste të Bradley Wiggins.

 

 

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Detroit Pistons 115-110

Orlando Magic – Miami Heat 92-113

Sacramento Kings – Minnesota Timberwolves 133-129

San Antonio Spurs – Chicago Bulls 109-110

Houston Rockets – Utah Jazz 126-117

Dallas Mavericks – OKC Thunder 107-97

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...