Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Griffin “frymëzon” Detroit, zhgënjejnë Miami e Chicago

Detroit Pistons shkëlqen me Blake Griffin. Skuadra nga Michigani nuk di më të ndalet teksa regjistroi fitoren e 4-t radhazi falë edhe yllit të saj të ri ish basketbollistit të Clippers, Blake Griffin i cili koleksionoi në total 21 pikë, 6 asiste dhe 9 rebound në suksesin me shifrat 111-91 të Detroit ndaj Portland Trail Blazzers. Pistons me këtë fitore iu afruan ndjeshëm zonës play-off ndërsa zhytën zyrtarisht në krizë skuadrën nga Oregoni, me Portland që pësoi humbjen e 3-të rresht. Një dorë në këtë fitore Detroit-it ia dha edhe Andre Drummond autori i 17 pikëve, 17 rikuperimeve poshtë tabelës dhe 17 asisteve. Në krahun tjetër 20 pikët e Damian Lillard ishin të pamjaftueshme për Trail Blazzers. Në sfidën që veterani Dirk Noëitzki vendosi një tjetër rekord duke kapur shifrën e 50 mijë minutave mbi parket në NBA, Dallas Mavericks pësoi një tjetër humbje. Skuadra teksane u mposht me rezultatin e ngushtë 104-101 nga Los Angeles Clippers në Staples Center duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se ky sezon duhet harruar sa më shpejt nga Mavericks të cilët pozicionohen në vendin e fundit të Konferencës së Perëndimit. Më i miri mbi parket për Clippers rezultoi italiani Danilo Gallinari i cili realizoi 28 pikë. Përmbysje fantastike ajo e Sacramento Kings që në fund të periodës së parë po humbiste me 19 pikë diferencë ndaj Chicago Bulls por në fund ishin kalifornianët ata që triumfuan me rezultatin 104-98. Një humbjes zhgënjyese pësoi Miami Heat që tashmë zyrtarisht në krizë. Orlando Magic triumfoi në derbin e Floridas me rezultatin e ngushtë 111-109 për meritë edhe të kroatit Hezonja i cili realizoi 20 pikë duke i shkaktuar skuadrës së trajnerit Eric Spoelstra disfatën e 4-t rresht.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...