Basketboll

NBA habit me vendimin: Për zgjedhje nuk luhet basketboll

Në datën 8 nëntor nuk do të ketë NBA. Arsyeja? Drejtuesit e federatës amerikane të basketbollit duan që të nxisin qytetarët e SHBA që të votojnë në zgjedhjet për për Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

NBA njofton të martën se nuk do të caktojë asnjë ndeshje më 8 nëntor, vetëm e vetëm që qytetarët e Amerikës mos të kenë asnjë justifikim për të munguar në ditën e zgjedhjeve afatmesme që do të rinovojnë dy dhomat e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Një vendim i çuditshëm që në mënyrë indirekte bën që politika të ndikojë në sport, edhe pse jo me qëllime tendencioze. natyrisht një vendim i tillë është pritur deri diku me habi nga tifozët, për vetë faktin se oraret e ndeshjeve të basketbollit nuk cënojnë zgjedhjet.

NBA është një nga kompeticionet më të ndjekura në Amerikë e jo vetë, duke marrë shpesh dhe skenën e politikës, por së paku për një ditë edhe sporti duket se i hap udhë demokracisë, e në 8 nëntor nuk do të ketë basketboll.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency