Basketboll

NBA/Harden 59 pikë e Westbrook “triple double”, çfarë magjie në Washington!

U luajtën plot 11 ndeshje në NBA, por sfida që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ajo e “Capital One Arena” e Washingtonit, ku Wizards u mposhtëm me vetëm një pikë diferencë, 158-159 nga Houston Rockets. Një përballje kjo e çmendur në kryeqytet, pasi u shënuan në total 317 pikë, 59 vetëm nga James Harden (Rockets) dhe 46 nga Bredley Beal (Wizards). Russell Wetbrook regjistroi “triple-double” e dytë sezonal (17 pikë, 12 asiste dhe 10 “rebound”), ndërsa plot 13 lojtarë nga të dyja skuadrat arritën shifra të dyfishta pikësh.

Qershia mbi tortë ishte pa dyshim fitorja në “sprintin” final e skuadrës teksane me vetëm 1 pikë diferencë. Atmosfera, pak a shumë, u krijua sikur po luhej një sfidë e All Star, ku askush nuk e kishte mendjen te mbrojtja. Thjesht për ta përmbledhur, ishte një mbrëmje magjike.

Vjen humbja e tretë sezonale për Golden State Warriors, të cilët u dorëzuan 110-121 përballë Phoenix Suns. Një disfatë që djeg dyfish, pasi finalistët e sezonit të kaluar duhet të bëjnë pa “yllin” skuadrës, Stephen Curry, për një kohë të gjatë. 31-vjeçari pësoi frakturë në dorën e majtë në periodën e tretë, duke u detyruar ta mbyllte para kohe takimin. Praktikisht, Warriors e humbën përballjen që në periodën e parë, që u mbyll me një rezultat të pjesshëm 14-43. Reagimi i tyre në periodën e fundit, ku rikuperuan 19 pikë, ishte i padobishëm.

Në këtë sukses të Suns spikati veçanërisht Devin Booker me 31 pikë, i ndihmur nga Aaron Baynes që shtoi 24 pikë të tjera dhe kontrolloi plot 13 topa nën tabelë.

125-113 triumfuan Toronto Raptors ndaj Detroit Pistons, në një takim ku spikati Pascal Siakam me 30 pikë, ndërsa Kyle Lowry shtoi edhe 20 pikë të tjera. Ndërsa në suksesin 116-105 të Boston Celtics ndaj Milwaukee Bucks më miri mbi parket rezultoi Kemba Walker me 32 pikë.

 

Rezultatet:

BOSTON CELTICS-MILWAUKEE BUCKS 116-105

GOLDEN STATE WARRIORS-PHOENIX SUNS 110-121

TORONTO RAPTORS-DETROIT PISTONS 125-113

WASHINGTON WIZARDS-HOUSTON ROCKETS 158-159

PHILADELPHIA 76ERS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 117-95

CLEVELAND CAVALIERS-CHICAGO BULLS 117-111

ORLANDO MAGIC-NEW YORK KNICKS 95-83

BROOKLYN NETS-INDIANA PACERS 108-118

OKLAHOMA CITY THUNDER-PORTLAND TRAIL BLAZERS 99-102

UTAH JAZZ-LOS ANGELES CLIPPERS 110-96

SACRAMENTO KINGS-CHARLOTTE HORNETS 111-118

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency