Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Harden bën të qajë Curry-in me shokë, Spurs i japin leksion Torontos!

Spektakël, emocione, drithërima dhe në fund festa e James Harden që bën të heshtë Oracle Arena me magjithë. Stephen Curry, Kevin Durant e Klay Thompson nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse t’i përulen mjekëroshit të Rocekts. Për t’i shkaktuar humbjen e parë për vitin 2019-të, kampionëve në fuqi të Golden State Warriors ka menduar Houston Rockets. Skuadra teksane triumfoi pas një ndeshjeje spektakolare dhe shumë të luftuar në Oracle Arena me rezultatin 135-134. Në fakt koha e rregullt përfundoi në barazim 119-119 dhe madje kur fansat e Golden State ishin të bindur në fitoren e skuadrës së tyre që po kryesonte 134-132, 1 sekondë para fundit të rënies së sirenës, Harden shpiku një penelatë nga vija për tre pikë duke i dhënë fitoren formacionit teksan. Mjekëroshi i Houston e mbylli sfidën me triple-double duke arritur shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës, teksa koleksionoi 44 pikë 15 asiste dhe 10 rikuperime. Në këtë sukses shumë të rëndësishëm të Rockets shkëlqeu edhe Clint Capela me 29 pikë dhe 21 rebound. Në krahun tjetër paraqitje pozitive ajo e Curry-it me 35 pikë, ndërsa Durant e Thompson e mbyllën ndeshjen me nga 26 pikë secili. Për Golden State kjo ishte humbja e 14-të sezonale ndërkohë që Houston regjistroi fitoren e 6-të rresht.

Vijon forma e mirë e San Antonio Spurs që në mbrëmjen e NBA bëri goditjen e madhe duke mposhtur lehtësisht 125-107, Toronto Raptors. Kjo ishte fitorja e 3-të radhazi për Spurs ndërsa kryesuesit e konferencës së Lindjes pësuan humbjen e parë për këtë vit. Në suksesin 125-107 të skuadrës teksane diferencën e bëri dyshja Aldrige-DeRozan me ishin basketbollistin e Torontos që koleksionoi një triple-double me 21 pikë 11 asiste dhe 14 rikuperime. Në krahun tjetër Kaëhi Leonard me 21 pikët e tij nuk arriti të evitonte dot humbjen e Raptors ndaj ish skuadrës së tij. Vazhdon të surprizojë Denver Nuggets. Skuadra nga Colorado mori një tjetër fitore me peshë duke ruajtur kreun në Perëndim dhe duke përmirësuar pozitat. Falë 36 pikëve të 21-vjeçarit kanadez Jamal Murray, Nuggets triumfoi në transfertën kaliforniane ndaj Sacramento Kings me rezultatin e ngushtë 117-113.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...