Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Harden fantastik, Houston nuk fal, bien Denver e San Antonio

Houston Rockets fluturon me James Harden. Ylli i skuadrës teksane ishte thjeshtë fantastik në fitoren 118-110 që regjistroi Houston në shtëpinë e Phoenix Suns. 44 pikë realizoi mjekëroshi në këtë duel ndërkohë që i ndihmoi Rockets edhe 6 asiste e 8 rikuperime. Kjo është sfida e 27-të radhazi për basketbollistin teksan që realizon mbi 30 pikë, duke konfirmuar se është pretendenti kryesor edhe këtë sezon për të fituar titullin MVP për sezonin e rregullt. Ndeshja u dominua nga Houston, që pati gjatë gjithë kohës një avanatzh të lehtë, ndërsa për vendasit nuk mjaftuan 25 pikët e Jackson dhe 23 të Oubre.

Bie Denver Nugges që humbet 129-103 në Michigan përballë Detroit Pistons. Disfatë kjo që djeg pasi skuadra teksane humbi disi terren karshi Golden State në garën për kreun në Perëndim. Fitore e lehtë e skuadrës vendase, ku u dallua Drummond, autor i 27 pikëve e 12 rebound, ndërsa për miqtë u spikati Lyles me 20 pikë.Humbet edhe skuadra e San Antonio Spurs, që u mund 127-112 nga Sacramento Kings, sfidë ku vendasit patën një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës dhe në minutat e fundit thelluan epërsinë e fituan me meritë. Bagley realizoi 24 pikë e 12 rebound, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e DeMare DeRozan.

Buzëqesh Atlanta Hawks, që mposhti 137-129 Washington Wizards në shtëpinë e këtyre të fundit, ndeshje spektakolare dhe me emocione, me 9 lojtarë të Atlantas që realizuan mbi 10 pikë. Për Washington u dallua Bradley Beal me 27 pikë por dhe Travor Ariza me 25, por dy yjet e Washington ishin të vetmuar dhe të pambështetur nga pjesa tjetër e ekipit.

Milwaukee Bucks vijon të kryesojë renditjen në Lindje pas fitores 113-94 ndaj Brooklyn Nets, ku vazhdon të shkëlqejë greku Antetokounmpo, autor i 30 pikëve e 15 rikuperimeve poshtë tabelës. Në sekondat e fundit fiton Indiana Pacers, 109-107 ndaj New Orleans Pelicans, sfidë ku vendimtar ishte Collison me 22 pikë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...