Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Harden i pandalshëm në fitoren e 8-të radhazi të Houstonit

Houstoni mbetet skuadra më e mirë e Konferencës së Perëndimit në këtë sezon të NBA-së. Rockets mposhtën edhe Utah Jazz 112 – 101 në takimin e luajtur në “Vivint Smart Home Arena” të Salt Lake City-t, një sukses që i dedikohet dyshes James Harden – Chris Paul me një total prej 47 pikësh, ndërsa Anderson shtoi edhe 23 pikë të tjera për kryesuesit e Lindjes. “Mjekra” e mbylli takimit me 29 pikë, por po kaq të rëndësishme ishin edhe 13 asistet e Paul. Pas një fillimi të ekulibruar, Houstoni krijoi një shkëputje prej 25 pikësh në periodën e tretë, më pas thjesht u mjaftua me administrimin e avantazhit, për të fituar në fund me 11 pikë diferencë. Bëhet fjalë për suksesin e tetë radhazi dhe të 14-tin në 15 takimet e fundit.

Mposhtet në parketin e saj në sekondat e fundit Philadelphia 76ers. Falë një trepikëshi të realizuar nga Brandon Ingram 8 sekonda para rënies së sirenës, Los Angeles Lakers triumfoi 104 – 107. Kjo ishte fitorja e parë e kalifornianëve pas 5 humbjeve radhazi. 76ers nuk ditën ta shfrytëzonin si duhet paraqitjen e talentit Embiid, që e mbylli me 33 pikë, 6 asist dhe 7 rikuperime apo “triple-double” të Ben Simons (12 pikë, 15 asist dhe 13 rikuperime).

I zakonshmi Russell Westbrook, që shënoi plot 31 pikë, nuk e ndihmoi dot Oklahoma City Thunder, që u dorëzua 100 – 95 ndaj Brooklyn Nets. Në takimin e luajtur në qytetin e Meksikos, Nets rikuperuan 16 pikë, falë lojës së mirë të Caris LeVert, që shënoi 21 pikë, dha 5 asist dhe kontrolloi 10 topa poshtë koshit.

Tjetër provë e mirë e Bradley Beal, që shënoi plot 34 pikë në fitoren 109 – 99 të Washington Wizards ndaj Phoenix Suns. Markieff Morris shtoi edhe 21 pikë të tjera për fitoren e tretë në katër takimet e fundit për Wizards.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...