Basketboll

NBA, Harden i papërmbajtshëm, Lakers rikthehen te fitorja!

Për të ulur me këmbë në tokë Denver Nuggets dhe për t’i shkaktuar humbjen e 12-të sezonale skuadrës nga Colorado kanë menduar James Harden dhe Clint Capela. Dy yjet e Houston Rockets udhëhoqën skuadrën teksane drejt një fitoreje të madhe në Toyota Center me shifrat 125-113 ndaj kryesuesve të konferencës së Perëndimit të cilët prishën ecurinë pozitive prej 5 fitoresh radhazi. Thjeshtë fantastik James Harden me 32 pikë, 14 asiste dhe 5 rikuperime, ndërsa për tu veçuar edhe paraqitja e zviceranit Clint Capela i cili shkëlqeu me 31 pikë 2 asiste e 9 rikuperime poshtë tabelës.

Për të mbrojtur vendin e 8-të në Perëndim pozicioni i fundit që të çon në play-off Los Angelos Lakers u rikthye te fitorja pas 3 humbjeve radhazi. Sërish pa mbretin James që vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk dihet ende data e saktë e rikthimit, kalifornianët mposhtën në transfertën teksane me rezultatin 107-97 Dallas Mavericks, në një sfidë ku spikatën dy basketbollistët më të kritikuar te Lakers gjatë kësaj fjala është për dy zgjedhjet e dyta të draftit në vitet 2016 dhe 2017, Brandon Ingram dhe Lonzo Ball. I pari realizoi 29 pikë ndërsa Ball shtoi 21 të tjera ndërsa ndihmoi të tijët edhe me 5 asiste e 7 rikuperime. Për t’u përmendur që Lakers ishin në disavantazhin e 15 pikëve në sekondat e fundit të pjesës së parë, por falë një periode të tretë fantastike arritën të merrnin kontrollin e ndeshjes. Në krahun tjetër ishin të pamjaftueshme 28 pikët e talentit slloven Luka Doncic për Dallas.

Një fitore të madhe arriti San Antonio Spurs në transfertën e Michiganit ndaj Detroit Pistons. Blake Griffin bëri më të mirën e tij duke realizuar 34 pikë por në fund festoi skuadra e Gregg Popovich me Spurs që triumfuan me shifrat 199-107, për meritë edhe të dyshes DeRozan-Aldridge që sëbashku realizuan 51 pikë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency