Basketboll

NBA, Harden i papërmbajtshëm, Warriors “fundosen” nga Lakers

Një super James Harden udhëhoqi Houston Rockets drejt fitores së 5-të radhazi në NBA. Skuadra teksane mposhti me rezultatin 102-93 Los Angeles Clippers në Toyota Center në një sfidë ku diferencën e bëri ylli i Rockets, James Harden i cili koleksionoi në total 47 pikë 6 rebound dhe 7 asiste. Një paraqitje fantastike ajo e mjekëroshit i cili i vetëm realizoi më shumë pikë se dyshja fantastike e Clippers Leonard-Williams të cilët sëbashku arritën kuotën e 46 pikëve. Tashmë janë 5 humbjet rresht për Golden State Warriors që u mposht në Staples Center pa shumë vështirësi nga Los Angeles Lakers me rezultatin 120-94. Edhe pa Anthony Davis që nuk luajti për shkak të një dëmtimi kalifornianët ishin shumë të fortë për skuadrën nga Oakland që vuan dëmtimet e rënda që ka pësuar dyshja Curry-Thompson dhe largimin e Kevin Durant. Me 23 pikë 6 rikuperime dhe 12 asiste LeBron ishte më i miri mbi parket për Lakers ndërkohë për t’u vlerësuar edhe paraqitja e Kyle Kuzma, autori i 22 pikëve. Kjo ishte fitorja e 9-të në 11 takime për Lakers që kryesojnë konferencën e Perëndimit ndërkohë që Warriors pozicionohen të fundit me vetëm 2 fitore dhe 9 humbje. U rikthyen te suksesi edhe kampionët në fuqi të NBA, Toronto Raptors që falë një paraqitjeje mbreslënëse të Paskal Siakam autor i 36 pikëve mposhtën me shifrat 106-114 në transfertë Portland Trail Blazzers. Një formë të shkëlqyer tregoi edhe VanVleet i cili realizoi 30 pikë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency