Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Harden “magjik”, Milwaukee bën 17 fitore radhazi, Warriors në krizë

Houston Rockets morën fitoren e dytë radhazi, teksa triumfuan me rezultatin 107-130 në transfertën ndaj Orlando Magic, të udhëhequr nga një Jamie Harden në formë të shkëlqyer, që arriti të shënojë 54 pikë, të rikuperojë 5 topa dhe të japë 7 asiste.

Miqtë nuk e diskutuan për asnjë moment triumfin, duke fituar në të 4 fraksionet e lojës, një prej të cilëve me rezultat të thellë, ndërsa Orlando zhytet në një mini-krizë pasi kjo ishte humbja e tretë radhazi në kampionat.

Spektakolar edhe Milëaukee Bucks, që regjistroi fitoren e 17 radhazi dhe të 23-tën në 26 ndeshjet e para sezonale, rezultate këto që e mbajnë në krye të Konferencës së Lindjes, të shkëputur nga ndjekësit më të afërt.

Në “FedEx Forum” të Memphisit, sfida nisi mirë për Bucks, që fituan fraksionin e parë, por Grizzlies reaguan dhe përmbysën gjithçka në dy pjesët e radhës, duke dhënë idenë se do të ndalnin serinë e fitoreve të Milwauke.

Megjithatë në fraksionin e fundit, të udhëhequr nga greku Antetokounmpo, miqtë dominuan tërësisht dhe fituan 19-37, duke përmbysur edhe rezultatin e përgjithshëm dhe marrë me meritë fitoren. Më i miri i takimit u shpall lojtari i Memphis Jackson me 43 pikë, 5 rikuperime dhe një asist.

Vuan shumë edhe Los Angeles Lakers, por në fund ia del të triumfojë në transfertën ndaj Miami Heat, duke regjistruar kështu fitoren e 6 radhazi dhe të 23-tën sezonale, që e mbajnë në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Gjysma e parë e sfidës foli për vendasit, që vendosën një avantazh prej 9 pikësh, por fraksioni i tretë u dominua nga Lakers, të udhëhequr nga Anthony Davies dhe LeBron James me 61 pikë të shënuara së bashku.

Fiton edhe skuadra tjetër e Los Angelesit, Clippers, që mposhti me rezultatin 117-124 Minnesota Timberwolvesin në transfertë. Paul George dhe Kawhi Leonard ishin protagonistë për Clippers, me 88 pikë, 16 rikuperime dhe 9 asiste të dy së bashku.

Në sfidat e tjera, Philadelphia 76-ers bëri detyrën duke fituar me rezultatin 116-109 ndaj New Orleans Pelicans, Atlanta Hawks i mposht në shtëpi me rezultatin 100-110 nga Indiana Pacers, ndërsa Golden State Warriors u dorëzuan sërish përballë Uttah Jazz, ku humbën me rezultatin 114-106.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...