Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Harden “magjik” udhëheq Houstonin, Bucks bëjnë 11 fitore rresht

Ishin vetëm tre sfidat në mbrëmjen e NBA por emocionet dhe spektakli nuk munguan. Spikat padiskutim fitorja fantastike me shifrat shumë të thella 158-111 e Houston Rockets ndaj Atlanta Hawks. Në Toyota Center, James Harden zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira në karrierë duke udhëhequr skuadrën teksane drejt fitores së 13-të sezonale në 19 takime. Plot 60 pikë realizoi mjekëroshi i Rockets i cili shtoi edhe 3 rebound e 8 asiste. Harden bëri të pavlefshme edhe paraqitjen e talentit 21-vjeçar të Atlantës Trae Yoyng i cili koleksionoi në total 37 pikë. Ishte një ndeshje pa shumë histori ajo e Toyota Center me Houstonin që në fund të pjesës së parë kryesonte me 29 pikë avantazh për të triumfuar në fund me 47 pikë epërsi. Vazhdon ecuria perfekte e Milwaukee Bucks që regjistroi fitoren e 11-të rresht pasi kaloi lehtësisht me shifrat 137-96 Charlotte Hornets. Greku Giannis Antetokounmpo me 26 pikë 9 rebound dhe 4 asiste ishte lojtari më i mirë mbi parket për Bucks të cilët kryesojnë bindshëm konferencën e Lindjes me 17 fitore dhe 3 humbje. Një fitore shumë të rëndësishme mori edhe Philadelphia 76-ers që mposhti 119-116 Indiana Pacers duke ndalur ecurinë prej 5 fitoresh rresht të skuadrës nga Indianapolis. Për formacionin nga Pensylvania diferencën e bëri kamerunasi Joel Embiid, autori i 32 pikëve 11 rikuperimeve poshtë tabelës dhe 4 asisteve. Te miqtë spikatën Warren me 29 pikë dhe Brogdon me 28 por pa mundur të evitojnë humbjen e 7-të sezonale të Indiana Pacers.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...