Basketboll

NBA, Harden nderon Houstonin, zhgënjen Cleveland

Play-offi është një tjetër histori dhe aty gjithçka vështirësohet. Për Houston Rockets, skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt në të dyja konferencat duhej një James Harden i një tjetër planeti që skuadra teksane ta niste me fitore serinë ndaj Minnesota Timerëolves në raundin e parë të play-offit. Në Toyota Center, mjekëroshi i Rockets realizoi 44 pikë ndërsa i ndihmoi të tijët edhe me  asiste e 4 rikuperime, duke udhëhequr Houstonin drejt një suksesi të rëndësishëm 104-101 ndaj formacionit nga Minneapolis. Paraqitje pozitive edhe ajo e zviceranit Capela, autori i 24 pikëve në këtë sfidë, ndërsa spikati edhe poshtë tabelës me 12 rebound. Ashtu si Houston kryeson 1-0 serinë e çerekfinaleve në Perëndim edhe Oklahoma City Thunder që e nisi në mënyrën më të mirë fazën play-off duke mposhtu në ndeshjen e parë me rezutlatin 116-108 Utah Jazz, për meritë të dyshes Paul George-Rusell Westbrook. Thjeshtë fenomenal ish basketbollisiti i Indiana Pacers autori i 36 pikëve dhe 7 rikuperimeve, ndërkohë që nuk mund të mungonte në këtë sfidë për Oklahomën kontributi i rëndësishëm i yllit të skuadrës Westbrook që e mbylli takimin me 29 pikë, 9 asiste dhe 13 rebound. Zhgënjimi i madh i mbrëmjes së dytë të play-offit në NBA ishte Cleveland Cavaliers. Në Quicken Loans Arena, skuadra nga Ohio u dominua nga Indiana Pacers me formacionin nga Indianapolin që mori një sukses me peshë në transfertë me rezultatin 98-80. Njëriu i ndeshjes ishte Victor Oladipo autori i 32 pikëve, ndërkohë që mbreti James edhe pse arriti shifrat e dyfishta në çdo aspekt lojës paraqitja e tij pozitive nuk i mjaftoi Cleveland që e nisi me humbje serinë ndaj Indiana Pacers. Kyrie Irving, vazhdon të mungojë për arsye dëmtimi por edhe pa yllin e skuadrës Boston Celtics vijon ecurinë pozitive. 17-herë kampionët e NBA vuajtën por në fund fituan pas kohës shtesë në sfidën hapëse të serisë ndaj Milwaukee Bucks me rezultatin 113-107. Meritat shkojnë për porto-rikanin Al Horford i cili koleksionoi 24 pikë 4 asiste dhe 12 rebound. Të pamjaftueshme 35 pikët e grekut Antetokounmpo dhe 31 pikët e Middelton për Milwaukee-in.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top