Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Harden nuk mjafton për Houston, Boston “dërrmon” Chicagon

Dallas Maverick fitoi në “frymën” e fundit, në sfidën e zhvilluar përballë Houston Rockets, në “American Airlines Center”. Pas 3 fraksionesh të balancuara mes dy ekipeve, Dallas mori pjesën e fundit me rezultatin 23-20 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 107-104.Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Houston Rockets, që pavarësisht sfidave të mira të Jamie Harden, vijon të mos gjejë rezultatet e pritura.

Los Angeles Lakers u rikthye te fitorja, pas humbjes ndaj San Antonios, teksa mposhti Memphisin me rezultatin 88-11 në “FedEx Arena”. Kuzma dhe LeBron James ishin liderët e Lakers në këtë sfidë, duke regjistruar 40 pikë, 15 asiste dhe 17 rikuperime së bashku.

Vlen të theksohet se Lakers e nisi sfidën në mënyrë perfekte, duke fituar me diferencë të madhe dy fraksionet e para të lojës dhe ndonëse humbi dy të tjerët më pas, nuk rrezikoi aspak rezultatin final.

Në “United Center” të Chicagos, Bulls-at u treguan komplet të pafuqishëm në përballjen me miqtë e Boston Celtics, të cilën e humbën me rezultatin 77-133.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Celtics, që të udhëhequr nga Brown dhe Theis, morën me rezultat të thellë veçanërisht 3 nga 4 fraksionet e lojës, duke grumbulluar në total thuajse dyfishin e pikëve të vendasve.

Cleveland Cavaliers mposhti bindshëm Washington Wizards, me rezultatin 116-101, i udhëhequr nga Sexton, që regjistroi 29 pikë, 6 asiste dhe 3 rikuperime.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...