Basketboll

NBA/ Harden nuk mjafton për Rockets, Muscala i 3-pikësh vendimtar për Thunder

U zhvilluan katër sfidat e radhës në NBA, kur kanë mbetur edhe tri raundet e fundit deri në përfundimin e sezonit të rregullt. Houston Rockets, nuk ia dolën të merrnin fitoren përballë Indiana Pacers, përtej shifrave të frikshme të “yllit” të teksanëve, James Harden, i cili e mbylli takimin thuajse me “tripe double”: 45 pikë, 17 rikuperime dhe 9 asiste. U mbyll 104-108 në favor të skuadrës nga Indianapolisi, edhe pse kjo e fundit kishte tri mungesa në formacionin startues:  Malcom Brogdon, TJ Warren dhe Domantas Sabonis. Me këtë disfatë, Rockets humbin mundësinë për të arritur në vendin e tretë në Perëndim.

Trepikëshi i shënuar nga Muscala, pesë sekonda para rënies së sirenës, u dhuroi fitoren 116-115 Oklahoma City Thunder ndaj Miami Heat. Skuadra kaliforniane, edhe pse la shumë hapësira në linjat e dyta, iu afrua shumë suksesit, falë 30 pikëve të Tyler Herro. Gjithsesi, në fund morën më shumë vlerë 21 pikë dhe 9 “rebound” të Bazley-t.

Siguruan fitoren e tretë radhazi Toronto Raptors, që iu imponuan 125-121 Philadephia 76ers, me 6 basktebollistë të skuadrës kanadeze me numër dyshifror pikësh. Spikati Chriss Boucher me 19 pikë dhe 9 “rebound”, duke qenë i saktë në 4 nga 6 tentativat për tri pikë. Shënuesi më i mirë rezultoi Harris i 76ers me 22 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Los Angeles Clippers dominuan 124 -111 ndaj Denver Nuggets, falë përmbysjes që erdhi në periodën e fundit, kur skuadra nga Colorado luajti me rezervat, duke lënë të kuptohej se dëshironte vetë ta humbiste takimin. Tashmë Clippers e kanë të sigurt përballjen me Dallas Mavericks të Luka Doncicit në raundin e parë të fazës play off. Në këtë sfidë spikatën Paul George e Kawhi Leonard respektivisht me 27 dhe 2 pikë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency