Basketboll

NBA/Harden parakalon ikonën Iverson, Suns “fluturojnë” me Devin Booker

Mbrëmje spektakolare në NBA ku ranë në sy paraqitjet individuale të “yjeve” të elitës së basketbollit amerikan. Në fitoren 100-107 të Houston Rockets në parketin e Memphis Grizzlies vlerësimi i më të mirit të takimit i takoi James Hardenit, autor i plot 44 pikëve dhe i 10 “rebound”, i cili bëri që të mos ndihej aspak mungesa e Rusell Westbrook. Për Grizzlies nuk mjaftoi fakti që 6 basketbollistë realizuan shifër të dyfishtë pikësh, të udhëhequr nga Ja Morant me 23 pikë.

Ritmin e Harden e mbajti edhe Giannis Antetokounmpo, i cili udhëhoqi Milwaukee Bucks në fitoren e thellë 106-134 në fushën e Minnesota Timberwolves, duke shënuar 34 pikë dhe rikuperuar 15 topa. “Mjekroshi” parakaloi ikonën e NBA, Allen Iverson, duke u bërë basketbollisti i pestë me më shumë 40-pikësha në histori. Ndihmë të madhe dhanë në këtë sukses të Bucks edhe Khris Middleton (26 pikë) dhe Eric Bledsoe (22), ndërsa për Timberwolves më i miri rezultoi Andreë Wiggins me 25 pikë.

Phoenix Suns konfirmuan formën e mirë në këtë fillim sezoni duke poshtur Philadelphia 76ers (pa Joel Embiid) 114-109. “Mbreti” i mbrëmjes ishte Devin Booker me 40 pikë. U dallua edhe Ricky Rubio me 21 pikë e 10 asiste, ndërsa për Sixers nuk mjaftuan 32 pikët e Al Horford dhe 24 pikë dhe 10 “rebound” të Tobias Harris.

Fitore e merituar e Brooklyn Nets ndaj New Orleans Pelicans 135-125, me protgonist absolut Kyrie Irving, autor i 39 pikëve, ndërsa për Pelicans nuk ishte të mjaftueshme 40 pikët e një Brandon Ingram në superformë.

Golden State Warriors, me gjithë problemet e mëdha që kanë me dëmtimet, arritën në një mënyrë a në një tjetër të fitonin 127-118 përballë Portland Trail Blazers. Heroi i skuadrës nga San Francisco rezultoi Eric Paschall që me 34 pikë dhe 13 “rebound” bëri të mos ndiheshin mungesat e Steph Curry, Klay Thompson, D’Angelo Russell dhe Draymond Green. Për Blazers nuk morën vlerë 39 pikët e Damian Lillard dhe 22 pikë e 11 “rebound” të Hassan Whiteside.

U kthyen te fitorja pas tri humbjeve radhazi Washington Wizards, që iu imponuan Detroit Pistons me rezultatin 115-99. Provë e mirë e Bradley Beal që e mbylli takimin me 22 pikë, ndërsa për Pistons nuk ishin të mjaftueshme 24 pikët e Luke Kennard.

 

Rezultatet:

Washington Wizards-Detroit Pistons 115-99

Brooklyn Nets-New Orleans Pelicans 135-125

Memphis Grizzlies-Houston Rockets 100-107

Minnesota Timberwolves-Milwaukee Bucks 106-134

Phoenix Suns-Philadelphia 76ers 114-109

Golden State Warriors-Portland Trail Blazers 127-118

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency