Basketboll

NBA/Harden s’mjafton për Rockets, Cavs befasojnë Nuggets

U luajtën 6 ndeshje në NBA në një mbrëmje plot me surpriza, që hodhën poshtë parashikimet. Befasinë më të madhe e bënë Charlotte Hornets, që mposhtën me thuajse 20 pikë diferencë, 108-89, Houson Rockets. Një ndeshje që u kushtëzua nga starti i pabesueshëm i të zotëve të shtëpisë, që morëm që në fillim avantazhin 20-0. Përcaktues Terry Rozier me 24 pikë, pa harruar edhe mbështetjen e madhe me 23 pikë të Devonte’ Graham. Nuk mjaftuan për Rockets “triple-double” i James Harden, 30 pikë, 14 asiste e 10 “rebound”, dhe 25 pikët e Robert Covington.
Humbje e papritur edhe për Denver Nuggets, 104-102 në parketin e Cleveland Cavaliers, që mbyllin klasifikimin në Konferencën e Lindjes. Skuadra nga Colorado më këtë disfatë humbet kontaktet me Los Angeles Clippers në garën për vendin e dytë në Perëndim. Spikatin në suksesin e Cavs Kevin Love me 27 pikë dhe Collin Sexton me 27, ndërsa Nuggets paguajnë paraqitjen nën mesatare të Nikola Jokic, që e mbylli ndeshjen me vetëm 8 pikë.

Vijojnë problemet në transfertë për Philadelphia 76ers, që këtë radhë u dorëzuan në parketin e Golden State Warriors, të cilët nuk kishin në përbërje Stephen Curry-n. U mbyll 118-114 në “Chase Center” të San Franciscos, me vendësit që përmbysin shifra në periodën e fundit falë një rezultati të pjesshëm 36-24. Vendimtarë në fitoren e Warriors Damion Lee dhe Eric Paschall, respektivisht me 24 dhe 23 pikë, ndërsa te Philadelphia më i miri rezultoi Tobias Harris me 24 pikë.
Respektuan në fakt parashikimet Utah Jazz, që iu imponuan 105-111 Detroit Pistons. Përcaktuese pjesa e parë që u mbyll 55-39 në favor të miqve, në radhët e të cilëve spikati Bogdan Bogdanovic me 32 pikë. Për “Pistons” nuk mjaftoi “double-double” i Christian Wood (30 pikë dhe 11 “rebound”).
Fitore e rëndësishme për Memphis Grizzlies, që kaluan 118-101, me 27 pikë dhe 17 “rebound” të Valanciunas, Atlanta Hawks, duke konsoliduar pozicionin e tyre në zonën play off në Konferencën e Perëndimit.

Rezultatet:
Charlotte Hornets – Houston Rockets 108-99
Detroit Pistons – Utah Jazz 105-111
Cleveland Cavaliers – Denver Nuggets 104-102
Memphis Grizzlies – Atlanta Hawks 118-101
Golden State Warriors – Philadelphia 76ers 118-114
Portland Trail Blazers – Sacramento Kings 111-123

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency