Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Houston “fluturon” me Harden, rimerr kreun në Perëndim

11 fitore radhazi dhe vendi i parë në Konferencën e Perëndimit, kampionët në fuqi të Golden State Warriors tashmë janë lënë pas. Në Toyota Center në fund të sfidës ndaj Minesotta Timberwolves ishin të gjithë në këmbë për të përshëndetur James Harden me shokë. Është padyshim Houston Rockets skuadra e momentit në NBA. Teksanët po zhvillojnë një sezon të jashtëzakonshëm dhe falë fitores me shifrat 120-102 ndaj Minnesotas rimorën kreun në Konferencën e Perëndimit me shpresën se mund të thonë fjalën e tyre në garën për titullin kampion. Me 31 pikë 9 asiste dhe 2 rebound, mjekëroshi Harden ishte më i miri mbi parket për Houstonin ndërsa një dore në këtë fitore Rocekts e morën edhe nga zvicerani Capela autori i 25 pikëve. Pas 3 humbjeve radhazi u rikthye te fitorja Boston Celtics që tashmë po i ushtron presion Torontos për të rimarrë vendin e parë në Lindje. Falë 18 pikëve të Irving dhe 19 të Daniel Theis në 20 minuta lojë, skuadra më e titulluar e NBA, triumfoi në Michigan përballë vendasve të Detroit me shifrat 110-98. Zhgënjeu skuadra kanadeze në krahun tjetër me Toronto Raptors që u mposht brenda në Air Canada Center nga Milëaukee Bucks pas kohës shtesë me rezultatin e ngushtë 122-119. 33 pikët e DeMare DeRozan nuk u mjaftuan vendasve, ndërsa miqtë u mbështetën te loja e shkëlqyer e yllit të tyre Giannis Antetokounmp, autori i 26 pikëve, 12 topave të kontrolluar poshtë tabelës dhe 6 asisteve. Gjithçka e lehtë për Cleveland Cavaliers që e çoi në 8 numrin e humbjeve radhazi për Memphis Grizliess duke thelluar krizën e skuadrës nga Teneesee. Cleveland triumfoi me shifrat 112-89 në këtë transfertë në një ndeshje ku LeBron James kapi shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës pasi koleksionoi 18 pikë 11 asiste dhe 14 rebound. Tjetër humbje për San Antonio Spurs. E 4-ta rresht për skuadrën e Gregg Popovich.38 pikët e Aldridge nuk u mjaftuan teksanëve që në Colorado u dorëzuan para talentit dhe klasit të serbit Nikola Jokic. Triumfoi Denver Nuggets me rezultatin 122-119, me 23-vjeçarin ballkanas që ishte thjeshtë i mrekullueshëm pasi realizoi 28 pikë 11 asiste dhe 11 rikuperime në këtë ndeshje. Pas 3 humbjeve radhazi mund të buzeqeshë edhe Los Angeles Lakers. Kalifornianët u rikthyen te fitorja pasi në Staples Center u hakmorrën ndaj Dallas Mavericks për atë humbje të 13 ditëve më parë duke triumfuar me shifrat e thella 124-102 falë edhe paraqitjes së shkëlqyer të Julius Randle.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...