Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Houston ndal hovin e Portland, Bostoni ndëshkon Oklahomën

Për t’i dhënë fund ecurisë fantastike të Portland Trail Blazzers në NBA mendon skuadra më e mirë e këtij sezoni. Në Moda Center, Houston Rockets ndali hovin e skuadrës nga Oregoni që pas 13 fitoresh rresht u dorëzua përballë James Harden me shokë. Meritat shkojnë të gjitha për mjekëroshin e skuadrës teksane me Harden që realizoi një paraqitje të shkëlqyer duke e mbyllur ndeshjen me 42 pikë, 7 asiste dhe 6 rikuperime poshtë tabelës. Përfundoi me fitoren 115-111 të Rockets që regjistruan suksesin e 57-të sezonal duke blinduar vendin e parë në Konferencën e Perëndimit.

Një ndeshje spektakolare u zhvillua edhe në TD Garden të Bostonit aty ku Oklahomës nuk i mjaftuan 27 pikët e Rusell Westbrook dhe 24 të tjera të Paul George për të thyer Bostonin sepse edhe pa yllin e tyre Kyrie Irving që vazhdon të jetë i dëmtuar, skuadra më e titulluar e NBA-së triumfoi me rezultatin e ngushtë 100-99. Vendosi gjithçka goditja e saktë për tre pikë e Morris, 1,2 sekonda përpara rënies së sirenës me Bostonin që përmbysi Oklahomën duke u rikthyer te fitorja. Ndërkohë që në mungesë të Iriving më i miri mbi parket për 17-herë kampionët e NBA-së ishte Jayson Tatum me 23 pikë, 4 asiste dhe 11 rikuperime.

Një fitore shumë të rëndësishme për objektivin play-off siguroi Minesotta Timberëolves që pas 2 humbjesh rresht u rikthye te fitorja pasi mposhti Los Angeles Clippers me shifrat 123-109. Për të pakësuar akoma më shumë shanset e kalifornianëve mendoi treshja, Karl Anthony Towns-Andrew Wiggins-Jeff Teague. I pari realizoi 30 pikë 10 rebound e 3 asiste, Wiggins shtoi 27 pikë ndërsa Jeff Teague e mbylli ndeshjen me 20 pikë.

Anthony Davis në superformë ndihmoi New Orleans Pelicans të merrte një tjetër fitore. E dyta radhazi kjo që e afron gjithnjë e më shumë skuadrën nga Louissiana me kualifikimin në play-off. Falë 37 pikëve të Davis, Neë Orleans regjistroi fitoren e 41-të sezonale duke u ngjitur në vendin e 5-të në Perëndim. U rikthye te suksesi edhe Toronto Raptors që mposhti një nga skuadrat më të dobëta të këtij sezoni. Në Florida  Orlando Magic u dorëzua pa kushte përballë miqëve nga Kanadaja të cilët triumfuan me shifrat 93-86 për meritë edhe të Kyle Lowry-it, i cili realizoi 25 pikë ndërsa i ndihmoi të tijët edhe me 8 asiste e 5 rikuperime.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...