Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Houston shet Harden por fiton derbin ndaj Spurs, Jokic fantastik në suksesin ndaj Warriors!

Houston Rockets lë pas momentin negativ në NBA prej dy humbjesh radhazi dhe rikthehet te fitorja në një ndeshje që ka vlerë dyfish edhe për tifozët e skuadrës nga Toyota Center. Rockets triumfuan në derbin teksan ndaj San Antonio Spurs me rezultatin e ngushtë 109-105 brenda në AT&T Center. Pa James Harden i cili një ditë më parë braktisi Houston-in për t’u transferuar zyrtarisht te Brooklyn Nets, skuadra e trajnerit Silas u mbështet fuqishëm te loja e mirë e Wood i cili e mbylli ndeshjen me 27 pikë dhe 15 rebound. Te vendasit e San Antonios spikati Johnson me 29 pikë. Tjetër humbje për Golden State Warriors që u mposht në Colorado nga Denver Nuggets me rezultatin 114-104. Paraqitjen e shkëlqyer te Stephen Curry me 35 pikë 11 rebound dhe 4 asiste e bëri të pavlefshme serbi i Denver Nikola Jokic i cili mori duartrokitjet e Pepsi Center për një tjetër triple-double që i shtoi karrierës së tij. Me 23 pikë, 14 topa të kontrolluar poshtë tabelës dhe 10 pasime deçizive, Jokic udhëhoqi Nuggets drejt fitores së 6-të sezonale. Mori fitoren e 3-të sezonale Toronto Raptors që mposhti në parketin asnjanës Amalie Center Charlotte Hornets me rezultatin e ngushtë 111-108. Kanadezi Boucher ishte më i miri mbi parket për skuadrën kanadeze me 25 pikë 10 rebound dhe 2 asiste. Paraqitje shumë e dobët e Portland Trail Blazzers që pas 4 fitoresh rresht u mposht në shtëpi nga Indiana Pacers me rezultatin 87-111. Për skuadrën nga Indianapolis Brogdon dhe Sabonis realizuan në total 48 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...