Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Houston siguron vendin e parë në Perëndim, James fiton duelin me Davis

Houston Rockets guard James Harden (13) congratulates Gerald Green (14) for his buzzer beater in the fourth quarter of the NBA game against the Phoenix Suns helps the team to win at Toyota Center on Friday, March 30, 2018, in Houston. The Houston Rockets defeated the Phoenix Suns 104-103 the last second of the game.( Yi-Chin Lee / Houston Chronicle )

Houston Rocekts konfirmon lidershipin në Konferencën e Perëndimit falë fitores së 11-të radhazi dhe suksesit të 28-të në 29 ndeshjet e fundit. Vijon momenti i artë për skuadrën teksane në NBA me formacionin e drejtuar nga trajneri Mark D’Antoni që falë fitores së vështirë 104-103 ndaj Phoenix Suns siguroi edhe matematikisht vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, me Houston-in që tashmë do të ketë avantazhin e parketit ndaj çdo kundërshtari gjatë gjithë fazës play-off. Në Toyota Center ndaj Phoenix spikati i përhershmi James Harden, autori i një paraqitje të shkëlqyer, me mjekëroshin e Rockets që e mbylli ndeshjen me 28 pikë, 10 asiste e 8 rebound.

Ata janë dy nga basketbollistët më të mirë të këtij sezoni dhe do të luftojnë mes tyre për t’u shpallur MVP-ja i NBA-së, por duelin personal mes LeBron James dhe Anthony Davis e fitoi klasi dhe eksperienca e mbretit. LeBron vazhdon të jetë i papërmbajtshëm teksa me një tjetër paraqitje mbresëlënëse udhëhoqi Clevelandin drejt një fitoreje me peshë përballë New Orleans Pelicans me shifrat 107-102. Në Quicken Loans Arena James realizoi 27 pikë 11 asiste dhe 9 rikuperime poshtë tabelës, ndërkohë që te miqtë nga Louissiana më i miri mbi parket rezultoi Holiday me 25 pikë sepse Davis u neutralizua nga mbrojtja e Cavs duke e mbyllur sfidën me vetëm 16 pikë të realizuara.

Humbje që djeg për Oklahoma City Thunder. Rusell Westbrook me shokë u mposhtën pas kohës shtesë në ndeshjen më spektakolare të mbrëmjes nga Denver Nuggets me rezultatin 126-125. Me këtë disfatë Oklahoma rrëshikti dy pozicione më poshtë në Konferencën e Perëndimit ndërsa Denver mbajti gjallë shpresat për të kapur play-offin. Thjeshtë i mrekullueshëm Paul Millsap për skuadrën nga Colarado pasi realizoi 36 pikë ndërkohë që Westbrook për vetëm një rebound nuk arriti të koleksiononte shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës. Ylli i City Thunder e mbylli ndeshjen me 33 pikë, 13 asiste dhe 9 rebound.

U rikthye te fitorja Portland Trail Blazzers që në Oregon tregoi dhëmbët përballë Los Angeles Clippers duke i mposhtur kaliforninaët me rezultatin 105-96. Të pamjaftueshme 23 pikët e Lou Williams për miqtë ndërkohë që te vendasit edhe në një ndeshje ku Lillard dhe Mcollum nuk u shfaqën në versionin e tyre më të mirë, për të udhëhequr skuadrën mendoi boshnjaku Nurkic, autori i 21 pikëve ndërsa shtoi edhe 12 rebound e 3 asiste.

 

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...