Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Irving “jashtëtokësor”, Bostoni i pandalshëm, Cavs bëjnë 4 fitore rresht

Boston Celtics fluturon me Kyrie Irving. Skuadra e drejtuar nga B.Stevens fitoi 102 – 110 vetëm në kohën shtesë ndaj Dallas Maverics, skuadrës më të dobët të Konferecnës së Perëndimit, me kohën e rregullt që u mbyll 96 – 96. Në “American Airlines Center” u shfaq në një formë aspak normale Kyrie Irving, i cili realizoi 47 pikë, si për të treguar se transferimi te Celtics ishte vendimi i duhur. “Ylli” i Bostonit dha gjithashtu 6 asist dhe rikuperoi 3 topa poshtë koshit.

Për herë të parë në këtë sezon Cleveland Cavaliers bën katër fitore radhazi. Në “Little Caesars Arena” të Detroitit LeBron James me shokë iu imponuan skuadrës vendase 88 – 116, duke u ngjitur në vendin e pestë në Koneferencën e Lindjes. Një përballje pa shumë histori, pasi ekulibrat u rujatën deri në mesin e periodës së parë, më pas gjithçka foli për Cavs, që shkuan madje deri +39 pikë, pa e vënë në asnjë moment në diskutim fitoren. Për Pistons, që janë në vendin e tretë në Konferencën e Lindjen, kjo ishte humbja e 6-të sezonale. Statistikat më të mira ishin për Kevin Love: 19 pikë, 4 asist dhe 11 rikperime, ndërsa LeBron James zhvilloi një ndeshje nën ritmin e tij të zakonshëm, duke realizuar vetëm 18 pikë, aq sa Crowder.

I rikthehet fitores Philadelphia 76ers, që mposhti 107 – 86 Utah Jazz. Me Simmons në formë të shkëlyer vendasit morën kryesimin që në periodën e parë, për ta mbyllyr takimin me 21 pikë diferencë. Simmons realizoi plot 27 pikë, dha 2 asist dhe kontrolloi 10 topa poshtë koshit.

Vijon forma e mirë ë San Antonio Spurs, që kaloi 96 – 85 në “AT&T Center” Atlanta Hawks. Një përballje pa shumë ritëm, me skuadrat që menduan më shumë për mbrojtjen, megjithatë vendasit ishin më të saktë falë edhe formës së LaMarcus Aldrige, që shënoi 22 pikë, dha 2 asist dhe rikuperoi 11 topa. Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

 

Charlotte Hornets-Minnesota Timberwolves           118-102

Milwaukee Bucks-Washington Wizards                    88-99

Orlando Magic-Indiana Pacers                                   97-105

Memphis Grizzlies-Portland Trail Blazers                92-100

Sacramento Kings-Denver Nuggets                            98-114

New York Nicks – Los Angeles Clippers                    107–85

New Orleans Pelicans – Oklahoma City Thunder    114-107

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...