Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Irving kthen Bostonin te fitorja, Oladipo nderon Pacers

Boston Celtics arrin një fitore “in-extremis” ndaj Denver Nuggets, 110 -111, falë një Irving në superformë. Ish-basketbollisti i Cleveland Cavaliers realizoi 27 pikë, dha 6 asiste dhe kontrolloi 3 topa poshtë koshit në një sfidë që e ruajti ekuilibrin deri në frymën e fundit. Në radhët e vendasve spikati Jokic me 24 pikë, 5 asiste dhe 9 rikuperime.

Konsolidon pozitat në zonën play off në Konferencën e Lindjes Miamit Heat, që iu imponua në transfertë Dallas Mavericks 88 – 95. Një sfidë pa shumë ritëm në “American Airlines Center”, ku në radhët e skuadrës nga Florida shkëlqeu Whiteside me 25 pikë dhe 14 rikuperime.

Po tregon një formë të mirë edhe Indiana Pacers që, e udhëhequr nga Oladipo, kaloi pa shumë probleme Charlotte Hornets 105 – 96. 25 pikë realizoi lojtari më i mirë i Pacers, duke fituar duelin me Walker të Hornets, që u ndal në 23 pikë.

 

Zgjohet më në fund Atlanta Hawks, që i shkaktoi humbjen e 21-të sezonale Minnesota Timberwolves. A pamjaftueshme për skuadrën mike paraqitje e Butler, që rezultoi me statistikat më të mira: 24 pikë, 3 asiste dhe 7 rikuperime.

 

Memphis Grizzlies iu mponua 120 – 109 Phoenix Suns, me skuadrën nga Arizona që po mbyll një sezon të dështuar, duke u klasifikuar në vendet e fundit të Konferencës së Perëndimit.

Greku Antetokounmpo konfirmohet lideri i Milwaukee Bucks që mposhti 107 – 95 Philadelphia 76ers. 31 pikë, 6 asistet dhe plot 18 rikuperimet e tij bënë diferencën në këtë përballje, që u dominua nga vendasit sidomos në pjesën e dytë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...