Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Irving s’i mjafton Bostonit, Pacers befasojnë Spurs

Tjetër humbje për Boston Celtics, skuadrën që kryeson renditjen në Konferencën e Lindjes në NBA. Basketbollistët që drejtohen nga trajneri Stevens u dorëzuan në “TD Garden Arena” 95-103 ndaj Orlando Magic, duke zhgënjyer për të tretën herë radhazi. Gjatë pjesës së parë ndeshja ishte e ekuilibruar, ndërsa Kyrie Irving tregoi se ishte në një formë të mirë, duke e mbyllur ndeshjen me 40 pikë, por pa mundur ta shijonte fitoren. Skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve 59 – 58. Diferenca u bë në periodën e tretë. Falë mbrojtjes së shkëlqyer dhe saktësisë në sulm Magic shkuan plus 19 pikë. Në periodën e fundit Bostoni tentoi të përmbyste këtë disavantazh, por ishte shumë vonë, sepse pavarësisht se rikuperoi 11 pikë, Orlando triumfoi me 8 pikë më shumë.

Arrin një fitore të papritur 86 – 94 Indiana Pacers në parketin e San Antonio Spurs. Ishte edhe një sfidë mes Victor Oladipo e Pau Gasol. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, që u mbyll 43 – 46, Spurs e ulën ndjeshëm ritmin dhe marrin një rezultat të pjesshëm negativ 16 – 25. Edhe në këtë rast mbeti pak kohë në dispozicion të vendasve për të kthyer ndeshjen, me të zotët e shtëpisë që pësuan humbjen e 18-të sezonale.
Vjen humbja e radhës për Detroit Pistons, që për vetëm një pikë diferencë u dorëzuan 100 – 101 ndaj Brooklyn Nets. Dyshja Dinwiddie – Hollis-Jefferson me 43 pikë në total ishte vendimtare për njujorkezët, ndërsa Harris me 20 pikë rezultoi më i miri për Pistons.
Nuk përmbahet Los Angeles Lekers, që shkatërroi 127 – 107 New York Nicks në “Staples Center”. Spikati Clarkson me 29 pikë, 10 asist dhe 6 rikuperime, ndërsa Randle shtoi edhe 27 pikë të tjera për kalifornianet, që gjithsesi mbeten ende larg zonës play off.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...