Basketboll

NBA, James fiton duelin me Westbrook, Rockets të papërmbajtshëm me Harden

LeBron James rrëmben skenën në “Chesapeake Energy Arena” në sfidën mes Cleveland Cavaliers dhe Oklahoma City Thunder, që u mbyll me fitoren 112 – 120 të fnalistëve të sezonit të kaluar. U desh paraqitja mbresëlënëse e “yllit” të Cavs për të ndalur serinë e fitoreve radhazi të Thunder dhe mbrojtur vendin e tretë në Konferencën e Lindjes. “Mbreti” James realizoi 37 pikë, dha 8 asiste dhe kontrolloi 8 topa poshtë koshit, duke lënë në hije Russell Westbrook, që u ndal në 21 pikë dhe 12 asiste. Në radhët e Cavaliers treguan formë të mirë edhe të sapombërriturit si Jordan Clarkson, Larry Nance Jr. e Rodney Hood, duke e bërë të pandjeshme mungesën e Kevin Love.

Një tjetër protagonist absolut i mbrëmjes ishte edhe James Harden, që realizoi 34 pikë, dha 13 asiste si dhe kontrolloi 6 topa në fitoren 108 – 126 të Houston Rockets në parketin e Minnesota Timberwolves. Për vendasit bëri ta pamundurën me 35 pikë të shënuara Karl-Anthony Towns, por shifrat përfundimtare “folën” për Rockets.

Toronto Raptors i reziston tentativës për përmbysje të Miami Heat, duke fituar 115 – 112 në “Air Canada Center” dhe konsoliduar vendin e parë në Konferencën e Lindjes. Spikatën për kanadezët të zakonshmit DeMar DeRozan dhe Kyle Lowry respektivisht me 27 dhe 22 pikë, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e jashtëzakonshme të Goran Dragic të Heat, që rezultoi më i miri mbi parket me 28 pikë.

Pa LaMarcus Aldridge në dispozicion, San Antonio Spurs dështoi në “Pepsi Center” përballë Denver Nuggest 117 – 109. Vendasit triumfuan falë formës së Nikola Jokic, që shënoi 23 pikë, dha 11 asiste dhe kontrolloi 13 topa poshtë koshit. Për Suns spikati francezi Lauvergne me 26 pikë.

Milwaukee Bucks ndërkohë iu impnua 97 – 92 Atlanta Hawks, ndërsa Dallas Mavericks dështoi në shtëpi përballë Sacramento Kings, që fitoi 109 – 114.

 

Rezultatet:

Toronto Raptors-Miami Heat 115-112

Milwaukee Bucks-Atlanta Hawks 97-92

Minnesota Timberwolves-Houston Rockets 108-126

Oklahoma City Thunder-Cleveland Cavaliers 112-120

Dallas Mavericks-Sacramento Kings 109-114

Denver Nuggets-San Antonio Spurs 117-109

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency