Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, James kthen në “shina” Cavs, Towns 56 pikë për Timberwolves

Cleveland reagon menjeherë pas humbjes me Miami Heat. Nën udhëheqjen e LeBron James Cavaliers triumfuan 105 – 118 në parketin e Charlotte Hornets, që duket se do të ketë të vështirë të sigurojë pjesëmarrjen në play off. “Mbreti” James realizoi 41 pikë, 8 asiste dhe 10 rikuperime, duke barazuar rekordin e legjendës Michael Jordan me 886 ndeshje radhazi me 10 a më shumë pikë të shënuara. Hornets rezistuan mirë deri në mesin e periodës së dytë, kur Cavs shtuan ritmin, duke e mbyllur pjesën e parë me 10 pikë diferencë, 54 – 64, ndërsa në dy periodat e fundit e administruan lehtë avantazhin, për të fituan në fund me 13 pikë më shumë.

Fiton edhe Boston Celtics me rezultatin 94 – 97 në parketin e Utah Jazz. Miqtë ishin në disavantazh gjatë gjithtë periodës së katërt me përbysjen që erdhi në minutat e fundit. Mithcell shënoi 22 pikë për Jazz, por 21 npikët e Brown morën më shumë vlerë për Celtics.

Minnesota Timberwolves triumfoi 126-114 ndaj Atlanta Hawks, ku thuajse gjysmën e pikëve në këtë fitore të vendasve e realizoi Karl-Anthony Towns. Plot 56 pikë dhe 15 rikuperime, ishin këto shifrat e 22-vjeçarit, një rekord më vete për skuadrën nga Menneapolis, pasi askush në historinë e kësaj skuadre nuk ka arritur këto statistika.

Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

Orlando Magic – Brooklyn Nets 104-111, Philadelphia 76ers – New York Knicks 118-101,

Memphis Grizzlies – Portland Trail Blazers 108-103, Phoenix Suns – Los Angeles Clippers 99-111 dhe Los Angeles Lakers – Dallas Mavericks 103-93.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...