Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, James “magjik”, Cleveland thellon krizën e Clippers, San Antonio “thyen” Oklahoman

Cleveland Cavaliers fluturon me mbretin James. Lebron me një paraqitje vërtet mbresëlënëse ishte heroi i padiskutueshëm i formacionit të trajnerit Tyron Lue që në Quicken Loans Arena të Ohios mposhti pas kohës shtesë Los Angeles Clippers me rezultatin 118-113. Vijon momenti i mirë për Cavaliers që regjistruan fitoren e 4-t radhazi duke thelluar krizën e skuadrës kaliforniane me Clippers që pësuan humbjen e 7-t rresht. Lebron James ishte autori i një ndeshjeje të shkëlqyer pasi koleksionoi në total 39 pikë, 14 rebound dhe 6 asist, ndërkohë që një dorë në këtë sukses me peshë Cleveland-it ja dha edhe Kevin Love i cili realizoi 25 pikë. Te Clippers më i miri mbi parket ishte i përhershmi Blake Griffin autori i 23-pikëve, por ky i fundit në këtë sezon duket se ka mbetur “jetim” te kalifornianët pasi po e ndjen shumë mungesën e Chris Paul i cili u transferua te Houston Rocekts gjatë verës. Me këtë fitore Cleveland u ngjit në vendin e 7-t të Konferencës së Lindjes ndërsa Los Angeles Clippers është jashtë zonës play-off teksa pozicionohet e 12-ta në Perëndim.

Në AT&T Center feston San Antonio Spurs. Skuadra e Gregg Popovich u rikthye te fitorja në NBA pasi kaloi me rezultatin e ngushtë 104-101 Oklahoma City Thunder. LaMarcus Aldridge me 26 pikë ishte ai që udhëhoqi drejt fitores skuadrën teksane, me San Antonio që rikthehu me këmbë në tokë City Thunder që vinin në këtë sfidë pas 3 fitoreve radhazi. Paraqitje poshtë pritshmërive ajo e Rusell Westbrook me yllin e Oklahomës që e mbylli ndeshjen me 15 pikë, 9 asist dhe 9 rebound. Carmelo Anthony me 20 pikë dhe Paul George me 18 ishin dy pikëshënuesit më të mirë mbi parket për City Thunder. Kemba Walker zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira në karrierë por as paraqitja super e këtij të fundit nuk nxorri nga kriza Charlotte Hornets që u mposht në Ilinois nga Chicago Bulls me shifrat 123-120 duke pësuar humbjen e 6-t rresht. Thjeshtë i mrekullueshëm Kemba Walker autori i 47 pikëve në total. Nuk arrin të ngrejë kokë as Los Angeles Lakers që në Staples Center u dorëzua përballë Phoenix Suns me rezultatin 113-122. Te ekipi nga Arizona spikati Booker që shënoi 33 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...