Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, James në hije “shkërmoqen” Lakers, Toronto e papërmbajtshme!

Nëse LeBron James nuk shfaqet në versionin e tij më të mirë Los Angeles Lakers janë për turp. Mbreti James ishte në një mbrëmje të errët në transfertën e Colorados ndaj Denver Nuggets me vendasit që në Pepsi Center shkërmoqën skuadrën kaliforniane me rezultatin 117-85 duke i shkaktuar skuadrës kaliforniane humbjen e 2-të radhazi dhe të 9-ën sezonale. Plot 32 pikë avantazh për Nuggets në një ndeshje ku diferencën e bëri treshja, Millsap, Murray dhe Beasley të cilët realizuan nga 20 pikë secili. Pikëshënuesi më i mirë i sfidës ishte Kyle Kuzma i Lakers me 21 ndërsa LeBron u ndal vetëm në kuotën 14 pikëve duke realizuar një nga ndeshjet e tij më të dobëta që kur është bërë pjesë e LA Lakers.

Nuk njeh rivalë Toronto Raptors që në këtë sezon po bën shumë më mirë edhe se kampionët në fuqi të Golden State Warriors. Për të blinduar vendin e parë në Konferencën e Lindjes skuadra kanadeze triumfoi në transfertën e Teneesee përballë Memphis Grizzlies me shifrat 122-114. Kjo ishte fitorja numër 18 në 22 takime për Raptors në një sfidë ku diferencën e bëri loja në grup e Torontos pasi lojtari më i mirë i ndeshjes ishte spanjolli Marc Gasol i Memphis me 27 pikë megjithatë vëllai i vogël i Pau Gasol nuk arriti të evitonte dot humbjen e tretë radhazi të Grizzlies. Një lider i padiskutueshëm që di të marrë skuadrën për dore, vetëm kështu mund të konsiderohet Blake Griffin te Detroit Pistons. Skuadra nga Michigani regjistroi suksesin e tretë rresht pasi mposhti në Detroit me rezultatin 115-108 New York Knicks në një ndeshje ku Griffin spikati me 30 pikë 5 asiste e 4 rikuperime. Një sfidë vërtetë spektakolare ishte ajo u që zhvillua në Miami me Atlanta Haëks që triumfoi përballë Heats me shifrat e ngushta 115-113 për meritë edhe të treshes Prince-Young-Collins, ndërsa Miamit nuk i mjaftuan 22 pikët 4 asistet dhe 8 rikuperimet e Richardson.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...