Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Jazz të papërmbajtshëm, Bucks bien ndaj Clippers

Vijojnë me intensitet të lartë ndeshjet në NBA dhe siparin në mbrëmjen e radhës e ngritën Washington Wizards, që mposhtën 124-132 Indiana Pacers. Vendimtar në këtë sukses të Wizards Russell Westbrook, që e mbylli ndeshjen me “triple-double”, 35 punti, 14 “rebound” dhe 21 asiste. Në radhët e Pacers spikati Domantas Sabonis, që realizoi po 35 pikë si dhe kontrolloi 11 topa.

Buzëqeshin New Orleans Pelicans, që iu imponuan 115-109 Boston Celtics. “Djaloshi” i mrekullueshëm, Zion Williamson, rezultoi më i miri mbi parket me 28 pikë dhe 8 “rebound”.

Vazhdojnë të fitojnë Brooklyn Nets, këtë radhë 107-112 ndaj Minnesota Timberwolves. James Harden, si zakonisht, mori rolin e protagonistit me “trible-dobule”: 38 pikë, 11 “rebound” dhe 13 asiste, ndërsa Kyrie Irving shtoi 27 pikë të tjera për Nets.

Nuk ka fund zhgënjimi për Toronto Raptors, që humbjen e radhës e pësuan përballë Detroit Pistons, 104-118. Vazhdon të ipresionojë debutuesi Saddiq Bey, autor i pesë trepikëshave për një total prej 19 pikësh.

Fitore e lehtë për Dallas Mavericks, që shkatërruan 127-106 Oklahoma City Thunder. Luka Doncic realizoi 25 pikë, ndëra Kristaps Porzingis shtoi 20 pikë të tjera për ekipin teksan.

Utah Jazz, kryesuesit e Konferencës së Perëndimit, e patën të lehtë përballjen ndaj Cleveland Cavaliers, që i mposhëtn thellë 75-114. Donovan Mitchell spikati me 19 punti, ndërsa Mike Conley e Rudy Gobert e mbyllën të dy me nga 18 pikë.

Në atë që konsiderohej përballja e mbrëmjes, Los Angeles Clippers shkatërruan Milwaukee Bucks me 24 pikë diferencë, 105-129. Marcus Morris rezultoi më i miri mbi parket për Clippers me 25 pikë, pa lënë mënjanë kontributin e Kawhi Leonard, që shënoi 23 pikë, apo Luke Kennard Reggie Jackson respektivisht më 21 dhe 20 pikë.

 

Rezultatet:

Indiana Pacers – Washington Wizards 124-132

New Orleans Pelicans – Boston Celtics 115-109

Minnesota Timberwolves – Brooklyn Nets 107-112

Miami Heat – New York Knicks 98-88

Toronto Raptors – Detroit Pistons 104-118

Memphis Grizzlies – Houston Rockets 120-110

Dallas Mavericks – Oklahoma City Thunder 127-106

Sacramento Kings – San Antonio Spurs 132-115

Cleveland Cavaliers – Utah Jazz 75-114

Chicago Bulls – Golden State Warriors 102-116

Milwaukee Bucks – Los Angeles Clippers 105-129

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...